2/26/2026 12:52:48 PM

Reuters: Kosovarët ndezin gjeneratorët derisa kriza energjetike po përshkallëzohet

Duhet të lexoni

Derisa Kosova po përballet me krizën më të rëndë energjetike në një dekadë, Xhelal Gashi po mendon ta mbyllë furrën e tij në Prishtinë. Ai po lufton për t’i mbuluar kostot për një gjenerator që kur kanë filluar reduktimet e rrymës, raporton agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.

“Zakonisht paguaj rreth 300 euro për faturën time të energjisë elektrike, por tani po shpenzoj 100-110 euro në ditë për të blerë naftë për gjeneratorin”, tha Gashi, duke folur nga furra e tij ku i ka 10 punëtorë.

Shumë biznese dhe familje në Kosovë kanë nxjerrë gjeneratorë të energjisë që kur kompania e shpërndarjes së energjisë KEDS njoftoi se do të ketë reduktime të energjisë elektrike prej dy orësh.

Vendet në të gjithë Evropën po përballen me rritje të çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike, pjesërisht për shkak të rritjes së kërkesës në mes të rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia. Kjo është përkeqësuar në Kosovë, ku prodhimi i ulët vendor, për shkak të defekteve teknike dhe motit të ftohtë që rëndon një pjesë të prodhimit në termocentralet në gjendje të keqe, po e detyron vendin të importojë shumë më tepër energji se normalja.

Të premten, qeveria shpalli një gjendje të jashtëzakonshme për 60 ditët e ardhshme, e cila do t’i lejojë asaj të ndajë më shumë para për importet e energjisë dhe ndoshta të prezantojë masa edhe më të ashpra dhe më shumë ndërprerje të energjisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se çmimet e importit janë rritur deri në 515 euro për MWh, nga 70 euro sa ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për qytetarët e Kosovës çmimi është 6 cent për kWh, më i liri në Evropë pasi tarifat shtëpiake janë shumë të subvencionuara.

“Në këtë situatë kemi dy zgjidhje; ndërprerje të energjisë ose rritje të çmimeve”, tha të dielën Kurti, qeveria e të cilit ndau 40 milionë euro shtesë për importin e energjisë elektrike.

Kosova e prodhon shumicën e energjisë së saj nga dy termocentrale të vjetra me qymyr jashtë Prishtinës, dhe normalisht importon 10-15% të energjisë së saj, por kjo shifër është rritur në 40% gjatë krizës aktuale.

“Si pasojë, Kosova po importon energji që nuk ishte planifikuar në tregje”, i tha Reuters me email Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit (ENTSO-E) që përfaqëson operatorët e transmetimit të energjisë elektrike në mbarë Evropën, duke shtuar se kërkesa e tepërt e Kosovës mund ta kërcënojnë furnizimin në gjithë Evropën.

Termocentralet e vendit të vogël ballkanik ushqehen nga linjiti, një qymyr i butë që prodhon ndotje veçanërisht toksike kur digjet.

Shifrat zyrtare tregojnë se Kosova ka rezervat e pesta më të mëdha të linjitit në botë prej 12-14 miliardë tonë. Por mbështetja e saj në karburantin e ndotur, së bashku me paqëndrueshmërinë politike, i ka mbajtur larg investitorët e huaj që nga fundi i luftës në 1999, duke e bërë të vështirë përmirësimin e infrastrukturës së saj energjetike.

“Sido që të jetë vendimi i qeverisë, për të riparuar ndonjë njësi të termocentraleve aktuale apo për të ndërtuar një termocentral të ri me qymyr, do të duhen së paku pesë vjet”, tha Trim Ternava, drejtor i Jaha Solar me bazë në Kosovë, e cila prodhon energji me panele diellore.

/GazetaSinjali/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate