Një aksident trafiku ka ndodhur në Veternik të Prishtinës, nga ku kanë mbetur të lënduar tre persona.
“Sot rreth orës 17:30, në Veternik, është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore ka kërkuar tre persona”, u shpreh ajo.
Tutje, Ahmeti bëri të ditur se njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident