Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se vrasja e 18-vjeçarit nga Podujeva duhet të tërheqë alarm institucional për edukim të mirëfilltë.
Ajo ka thënë të dielën se për vrasjen e Lulzim Fejzullahut, drejtësia të veprojë dhe kryerësit e veprës “të marrin dënimet meritore”.
“Vrasja e të riut Lulzim Fejzullahu nga dy bashkëmoshatarë të tij është ngjarje që ka tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës. Është tmerrues fakti kur dëgjon për humbjen e jetës së një të riu, aq më shumë kur jeta e tij merret dhunshëm, në mënyrë totalisht të pamëshirshme. Kjo ngjarje tronditëse prekë në ndërgjegjet tona qytetare dhe tërheqë alarm institucional, për edukim të mirëfilltë të fëmijëve”, është shprehur Haxhiu në Facebook.