9/21/2025 8:05:09 AM

Kur jeni me grip/ Ushqimet që duhet të shmangni dhe çfarë duhet të hani

Duhet të lexoni

Gripi dhe e ftohura shuajnë çdo dëshirë të mundshme për ushqim. Këto dy sëmundje e veshin trupin me dhimbje nga koka tek këmbët. Ndonëse ushqimi është i një rëndësie të veçantë për kapërcimin e gripit dhe të ftohurës, ekspertët kanë identifikuar një listë të produkteve që duhen shmangur, të cilën AgroWeb.org e sjell më poshtë.

Ushqimet e shpejta dhe të përpunuara përmbajnë shumë substanca të dëmshme që e dëmtojnë imunitetin. Këto substanca të modifikuara gjenetikisht e vështirësojnë shërimin nga gripi dhe e ftohura dhe nuk largojnë simptomat.

Alkoli mund të ngrohë fytin dhe të ofrojë një qetësim të përkohshëm por në të vërtetë, ai dobëson sistemin imunitar dhe e dehidraton trupin. Megjithatë, vera e kuqe e cila është e pasur me flavonoidë të cilët e mbrojnë organizmin nga e ftohura.

Kjo nuk do të thotë që kur të jeni sëmurë ta teproni me verën e kuqe.

Ushqimet me yndyrë dhe të skuqurat duhen shmangur sepse shkaktojnë inflamacion në stomak. Për më tepër, të skuqurat ndikojnë negativisht tek sistemi imunitar dhe vonojnë shërimin.

Produktet e bulmetit me pak yndyrë mund të konsumohen por ata me shumë yndyrë duhen shmangur. Për shembull, AgroWeb.org ju këshillom se një gotë me qumësht të ngrohtë e të pasuruar me pak mjaltë lufton të ftohurin.

Por produktet e bulmetit me shumë yndyrë shumëfishojnë sekrecionet në rrugët e frymëmarrjes.

Sheqeri ndërhyn tek mekanizmi mbrojtës i organizmit që është përgjegjës për luftimin e të ftohurës dhe gripit. Ushqimet me shumë sheqer nxisin akumulimin e sekrecioneve dhe ulin aftësinë e rruazave të bardha të gjakut për luftimin e sëmundjeve.

Këto produkte duhen shmangur deri sa gripi ose e ftohura të jetë larguar plotësisht. Produktet e mishit kërkojnë shumë kohë për tu tretur dhe e mbingarkojnë sistemin tretës. Yndyrat shtazore pengojnë eliminimin e viruseve dhe baktereve dhe sëmundja zgjat për shumë kohë.

Për këtë arsye rekomandohet konsumi i frutave dhe perimeve.

Ushqimet dhe pijet e ftohta përkeqësojnë acarimin e fytit. Ju duhet të qëndroni ngrohtë, të pini çajra të ngrohtë dhe të hani supa me perime ose mish pule. Trupi ka nevojë për nxehtësi, hidratim dhe ushqime të shëndetshme që të mposhtë sëmundjet.

Në vend të alternativave më sipër zgjidhni të konsumoni sa më shumë lëngje të freskëta, fruta të pasura me vitaminë C, supë pule, lëng mishi dhe produkte antinflamatore si mjalti apo turmeriku. 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate