Cristian Shpendi ka shpërthyer me tre gola në vetënshtatë minuta te Cesenza. Futbollisti shqiptar po vazhdon me super formën dhe shkëlqeu në perballjen kundër Potenderas, atje ku ishte ylli takimit.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Shpendi kishte edhe një dedikim për të bërë. "Këto gola shkojnë për babain tim dhe gjithë familjen", tha Cristian. Vetëm pak ditë më parë, babai i Shpendit u dënua me 3 vite pezullim në ltali, ku nuk i lejohet që të shkojë në asnjë stadium. E gjitha kjo për shkak të grushtit që babai i Cristian i dha portierit kundershtar për arsyen se i kishte dëmtuar djalin në fushen e blertë.