Aktori dhe këngëtari i njohur, Olsi Bylyku, është banori më i ri i shtëpisë së “Big Brother VIP 3”. Ai hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për një aventurë të re.
Pjesë nga biseda me Ledion Liçon:
Olsi: Çfarë emocioni. Të dëgjoj zërin tënd kështu.
Ledioni: Mua më duket si skeç portokallie. Këtë meakun që kishe për datën e fillimit. Përse e kishe kaq merak këtë gjënë për të hyrë një javë më vonë.
Olsi: Të them të drejtën i kam ndjekur, më duket vetja sikur jam pjesë e lojës. Sepse aq shumë sa më kanë shkruajtur njerëzit që do jem shtëpisë e “Big Brother”, nuk mund të hyja dot më herët.
Ledioni: Kush të ka pëlqyer më shumë dhe më pak.
Olsi: Mendoj se duhet t’i njoh nga brenda sepse është shumë herët për të dhënë mendimin tim.
Olsi në momentin kur u fut në shtëpinë e “Big Brother VIP”. i gjeti të gjithë banorët e ngrirë, ku tek disa prej tyre bëri dhe disa batuta. Kur shkoi tek veshi i Romes, ai i pëshpërit “dua të të puth por kam qejf ti lëmë jashtë gjërat që kemi bashkë”. Julit i tha të ‘kam sjellë majonezë’, ndërkohë Elvisin e puthi në faqe.