Banorja Ilnisa Agolli është kryqëzuar nga thuajse të gjithë konkurrentët e tjerë të Big Brother, pas pozicionit të saj si lidere e shtëpisë.
Pas klipit përmbledhës me të gjitha kritikat e banorëve për mënyrën sesi Ilnisa po menaxhon shtëpinë, moderatorja u surprizua. Heidi tha Ilnisa është provokatore, ndërsa e vetmja banore që i doli pro, ishte Roza.
Ilnisa: Ishte klip i parashikuar, metaforat nuk pres t’i thonë vajzat e shtëpisë. Nuk më pëlqeu mënyra sesi kanë folur.
Heidi: E kam kuptuar lojën e Ilnisës dhe gjërat ia them, ajo këtë kërko që t'i sulesh. Këto bien të gjithë në lojën e Ilninës. Tentoj të mos reagoj fare. Me mua e di që nuk shkon përtej vizës që kam vënë.
Rike: E dija që do sillej këshu.
Ledjona: Fjalën rrugaçe dhe debile fute në xhep, i thua cepave të shtëpisë. Menaxhimi i lideres ka dështuar.
Roza: Mua më pëlqen rreptësia se shtëpia ka qenë e pastër.
Ledjona: E dehu pushteti
Gabriele: Partia e re
Vesa: U soll si komandat, jo si lider. Roza nuk ka punuar fare
Roza: Unë nuk lë pis.
Romeo: Unë ia kam thënë jepi njeriut pak pushtet dhe njihe. Ky ishte rasti i Ilnisës./tch