Skuadra e Romës ka shënuar fitore 2:1 ndaj Hellas Verona në ndeshjen e javës së 21-të në Serie A.
Fillimisht në minutën e 19’të shënoi Romelu Lukaku, kurse në minutën e 25’të shënoi Pellegrini.
Në pjesën e dytë, ekipi mysafir realizoi një gol me anë të mesfushorit italian, Folorunsho, i cili shënoi nga distanca.
Roma tani shkon në kuotën e 32 pikëve në pozitën e 8-të