9/16/2025 12:47:15 AM

Gjermania pret përshpejtim të dialogut Kosovë – Serbi: Kemi nevojë për një zgjidhje

Duhet të lexoni

Gjermania kërkon përshpejtim të procesit të dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas ambasadorit gjerman, Joern Rohde, indikator për këtë duhet të jetë fakti që nuk ka entuziazëm për të pranuar në Bashkim Evropian vendet që nuk kanë marrëdhënie të mira fqinjësore, raporton Gazeta Sinjali.

Rohde ka folur për pritshmëritë në raundin e ri të dialogut gjatë këtij viti, duke thënë se do të ishte mirë që përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë të takohen drejtpërdrejtë për të përshpejtuar procesin.

Ai është shprehur i prerë se ka nevojë për një zgjidhje, për siç thotë, të mirën e popullatës së përgjithshme.

Pamë regjistrimin masiv të targave RKS, pamë zbatimin e marrëveshjes energjetike dhe se pas 25 vitesh faturat e energjisë elektrike do të paguhen në një të ardhme të afërt. Kemi parë interesim të shtuar edhe për pasaportat e Kosovës. Ne duam të shohim një përshpejtim të dialogut. Tani ka pasur takime këtë javë në margjinat e takimit në Davos, e di që ishte kryeministri i Kosovës Kurti, ishte presidenti Vuçiq, por do të kisha dashur më shumë takime të drejtpërdrejta, në vend të një pale të tretë. Do të ishte mirë që përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë të takoheshin drejtpërdrejt për të përshpejtuar procesin sepse ne kemi nevojë për një zgjidhje, veçanërisht për të mirën e popullatës së përgjithshme”, ka thënë Rohde për Kosovo Online.

Sa i përket rolit të Gjermanisë në dialog, Rohde ka thënë se e mbështesin plotësisht të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

I njëjti është shprehur se janë një nga protagonistët kryesorë që mbështesin Kosovën dhe Serbinë, si dhe shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në BE.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate