Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Arbrit.
Mësohet nga burimet për media se një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetet e mirëmbajtjes së rrugëve.
Siç raportohet nga përplasja ka mbetur një person i lënduar rëndë. Ndërkohë që i plagosuri është sjellë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Njoftimi i Policisë:
Klos/informacion paraprak Në aksin rrugor të fshatit Fshat, shtetasi T.K., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi M.S., i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të kushteve të motit dhe akset me dëborë, të moderojnë shpejtësinë, të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë pasi bëhen burim aksidenti për veten e tyre dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.