2/22/2026 7:27:50 PM

Njihuni me taksistin që bëri 4.6 milionë kilometra me të njëjtën makinë

Duhet të lexoni

Grigorios Sachinidis, shofer taksie ka bërë 4.6 milionë kilometra me të njëjtën makinë Mercedes Benz 240D të ndërtuar në vitin 1976!

Nëse dikush dëgjon se një burrë ka udhëtuar miliona kilometra me të njëjtën makinë , sigurisht që nuk do ta besonte, pasi pas disa vitesh shumica – nëse jo të gjithë, ndërrojnë makina.

Gregory Sahinidis nga Selaniku, jo vetëm që miliona kilometra i ka bërë me të njëjtën makinë, por ajo ishte mjeti i punës së tij pasi punonte si shofer taksie.

Konkretisht ai bëri 4.6 milionë kilometra me të njëjtën makinë Mercedes Benz 240D të prodhuar në vitin 1976 dhe madje iu kërkua nga kompania e njohur e makinave që të “dhuronte” automjetin në Muzeun e saj në Shtutgart, pasi theu rekordin botëror për kilometrat e përshkuar, për çdo lloj makine në planet.

Si filloi?

 

Ishte viti 1981 kur Sachinidis, me ndihmën e të vëllait, solli taksinë e përdorur nga Gjermania (në atë kohë 5 vjeçare).

Që atëherë ai u ka shërbyer disa zyrtarëve dhe personazheve të famshëm, si deputeti i atëhershëm dhe kryeministri Kostas Karamanlis, futbollisti gjerman Gert Miller, Despo Diamantidou, Manos Katrakis, Alekos Sakellarios, D Marionpos, Marinavlos dhe Marinella.

Makina gjithashtu transportoi mallra humanitare pothuajse katërqind herë në Serbinë e atëhershme të shkatërruar nga lufta.

Në vitin 2004, pasi ia dorëzoi makinën Muzeut Mercedes, ai mori një model të ri C200 CDI në këmbim, nga Presidenti Alexander Paufler.

Për 23 vite, taksia ishte puna e tij dhe vështirësitë financiare nuk e lejuan ta zëvendësonte me një makinë të së njëjtës markë.

Ai ka bërë udhëtime të panumërta jashtë vendit, prandaj ka një numër kaq të madh kilometrash.

“ Kur mora taksinë, në Greqi qarkullonin pak Mercedes, ndërsa unë kisha avantazhin të flisja gjermanisht, pasi jetoja në Gjermani për 15 vjet. Pra, kam punuar me agjenci udhëtimesh, të cilat më dërgonin klientë për t’i transportuar brenda Greqisë, por edhe në vendet përreth. Kam transferuar biznesmenë në Shkup, Gjermani, Banja Lukë, kam shkuar tetë herë në Turqi dhe më shumë se 90 herë në Bullgari. Në fakt, në vitin 1993, duke kaluar Jugosllavinë e shkatërruar nga lufta, shoqërova një kamion me ndihma humanitare për në Beograd, duke transportuar eskortën e misionit, biznesmenin Stefanos Milios, i vetmi person që kishte leje për të hyrë në atë kohë ”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate