9/12/2025 10:19:32 PM

Paralajmërimi i Roza Latit: Nëse nuk merren masa, unë do të …

Duhet të lexoni

Moderatorja e njohur Roza Lati, pas debatit me Meri Shehun, ka deklaruar se nëse Vëllai i Madh nuk merr masa, do të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP3”.

Me gjithë dëshirën e madhe për të dhuruar show, Roza tha se do t’i japë fund rrugëtimit të saj në këtë format.

Gjatë një bisede me Ilnisën, por edhe banorët e tjerë, moderatorja është shprehur se imazhi është më i rëndësishëm për të.

Sipas Rozës, një video e saj që merr një shuplakë të pamerituar, po bën xhiron e rrjetit dhe kjo është e patolerueshme për të.

“Nuk ka shanse të përdhoset figura ime në ekranin shqiptar”- tha Roza, duke pranuar se nuk dëshiron të konfliktohet “me një njeri me luhajtje skizofrenike”.

Roza: “ Më janë errur sytë tek ajo kapja e mjekrës aty”.

lnisa: “Pse ta kapi mjekrën? Te cila pyetje ta kapi mjekrën”?

Roza: “Kam përshtypjen se biseda e fundit ishte kur I thash “Meri t’i e mbyll me një debat, këput një ofendim aty dhe ikën, ndërkohë që mund të dialogosh aty”. Këtë po i thoja dhe nuk dua të zë më be por po i flisja si shoqe, si motër dhe u çua, nuk e mbaj mend fare ça ka thënë, u çua më kapi kështu (me dorë për mjekre), më ra me shpullë dhe iku.

Shuplaka erdhi duke ngrënë kek me qumësht, duke bërë një bisedë njerëzore. Po të më kishte ardhur se e kisha shtyrë, do të kisha manovruar ndryshe sepse ne të gjithë kemi ardhur këtu për një lojë. Unë nuk do të prish figurën time, të shtyjë tjetrin të më qëllojë. Nuk e çoj deri në atë pikë tjetrin unë”.

Ilnisa: “Ti je e sigurt për vendimin që të dalë, për vendimin që do merret apo ti do marrësh të shtunën”.

Roza: “Unë jam e sigurt që pas kësaj gjëje nuk ka shanse të përdhoset figura ime në ekranin shqiptar. Një shpullë është regjistruar në internet nga një Meri pa i bërë gjë. Në rregull”?

Ilnisa: “Është e vështirë situata sepse mua më tremb ti kur thua regjistrimi, shpulla, internet…”.

Roza: “Unë nuk dua të konfliktohem me një njeri me luhajtje skizofrenike. Kjo ishte e tepërt. Është dita e pestë, është e tepërt. Nuk e gjej dot veten fare vërdallë. Po ndihem në gjëmba, s’po e kapërdijë dot gjestin e asaj të pamerituar. Kërcënimin dhe presionin… do vijë dita do zihemi edhe bashkë, është lojë, por jooo unë ty ti mua “të zhduk””.

Ilnisa: “Ti e sheh veten brenda Shtëpisë”?

Roza: “Nëse Vëllai Madh nuk merr masa,,,, unë do të largohem. Më vjen shumë keq sepse kisha ardhur këtu me idenë dhe dëshirën që të dhuroja shoë, por unë do dalë nga shtëpia”.

Ilnisa: “Nuk është se ajo të lidhi dhe të uli në karrige duke tu rrotulluar rreth e rrotull”.

Roza: “O zemra ime, të të vëri tjetra dorë. Dhe “të të kërcënojë se do të zhduk nga Tirana për 24 orë?!”.

Ilnisa: “Dakord pra dakord, por ti e shikon si të pazgjidhur gjënë”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate