5/11/2025 12:19:30 PM

Studentja që synon thyerjen e barrierave gjinore përmes standardeve evropiane

Duhet të lexoni

Studente e shkencave kompjuterike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, ambasadore e re evropiane, përfaqësuese e ekipit ekonomik në këshillin e rinor të Ambasadës Amerikane dhe aktiviste e fushave të ndryshme. Është kjo 22 vjeçarja, Viola Maksuti, e cila me dijen, kureshtjen, energjinë dhe pasionin, po kontribuon në përparimin e shoqërisë së vendit dhe avancimin e shkencës.

Ajo beson në potencialin e të rinjve kosovarë dhe është e vendosur që ta tregojë atë para botës, e këtë ajo po e bënë përmes angazhimit vullnetar.

Me anë të punës vullnetare dëshiroj ndoshta me mbërri një ndryshim edhe dëshiroj që me i motivu edhe të rinjtë e tjerë. Besoj që është shumë e rëndësishme qytetaria aktive, edhe ashtu qysh jam vetë aktive, dëshiroj që të rinjtë tjerë me qenë aktivë, edhe me kontribu për vendin e tyre nëpër çfarëdo lloj forme, qoftë ajo me punë vullnetare, qoftë përmes edukimit dhe arsimimit. Me punë vullnetare merrna qe një kohë të gjatë, mirëpo ma intensivisht merrna prej shkollës të mesme, ku kam marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, në klube të ndryshme të shkollës, ku kam pasur ndoshta edhe pozita udhëheqëse, kjo më ka ndihmu shumë me u zhvillu edhe personalisht por edhe në rrjetin social, me kriju ma shumë shoqëri, për me i zhvillu edhe aftësitë e mia të komunikimit… Edhe kam përfitu për vete, por edhe iu kam ndihmu të tjerëve, edhe m’ka ndihmu me i kuptu edhe problemet e tjera të shoqërisë”, shprehet Viola.

Për të përforcuar aktivizmin e saj, ajo angazhohet në platforma të shumta që ia lejojnë

ta kanalizojë dëshirën dhe energjinë e saj. Përgjatë viteve, ajo ka qenë vullnetare në fushat e arsimit, të drejtave të njeriut, barazisë gjinore, STEM, integrimit në BE dhe aktivizmit të të rinjve.

“Nëpërmjet punëve vullnetare e kam gjetur edhe një platformë, me të cilën ndoshta mundem me kanalizu energjinë dhe dëshirën time për me bo një ndryshim, përmes punës vullnetare çka kam mund me realizu. Kam pa shumë rezultate tek të rinjtë edhe punën që e kemi bo bashkë me grupet të cilat janë pjesë, edhe kjo ka qenë një shkas që më ka motivuar me vazhdu punën vullnetare. Nëpër platforma të ndryshme si p.sh. në Këshillin Rinor të Ambasadës, kemi realizuar aktivitete të shumta. Një aktivitet që mundem me përmend që ka pasë një rezultat konkret, është ‘Tech Prep Program,’ ose

Programi për Përgatitje Teknologjike, nëpërmjet këtij programi 30 të rinj kanë arritë me marrë aftësi për punësim, gjatë këtij programi, kemi pasur mundësi me bashkëpunu me dy prej kompanive në të mëdha teknologjike, “3-CIS edhe ‘j Coders”. Në fund të këtij programi çka është e rëndësishme, pesë prej tyre janë punësu si praktikantë në këto dy kompani”, thotë ajo.

Ajo dëshiron të thyejë barrierat gjinore, andaj përmes aktivizmit të saj, është angazhuar që të ndihmojë vajzat e reja të interesuara në teknologji që të marrin mësime bazike për këtë.

“Nëpërmjet shkencave kompjuterike e kam pasur mundësinë dhe si ambasadore e vajzave në teknologji me ju ndihmu vajzave të reja të cilat kanë synim të njëjtë sikur unë, sidomos në konferencën për rini që e kemi pasë para pak muajsh e kam pasë mundësinë që disa vajzave të cilat kanë qenë të interesuara, bashkë me grupin e ambasadorëve të tjerë me ju tregu pjesët e brendshme të kompjuterit, si dhe mësimet e ndryshme matematikore, që me mujt ato me i shfrytëzu më tutje në karrierën e tyre. Edhe në këtë mënyrë kemi mujt me kontribu domethënë që edhe të rejat e tjera me

marrë një motiv, qoftë duke na parë neve që edhe në jemi në atë drejtim, po edhe duke i ndarë njohuritë bashkë me to”, theksoi ajo.

Viola njihet për zhvillimin e aktiviteteve në fusha të ndryshme dhe së fundi ajo po dëshmon se është e përgatitur në rrjetëzimin duke lidhur ambasadorët e rinj evropianë të Kosovës me ata në rajon.

“Sa i përket lidhjeve ndërkombëtare, edhe si ambasadore e re evropiane e kam pasë mundësinë që me kontribu duke qenë pjesën e një rrjeti më të gjerë, domethënë nëpërmjet lidhjeve me ambasadorë të tjerë të rinj prej shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor. E kemi pasur mundësinë që me zhvillu aktivitete të ndryshme edhe në këtë formë kemi arritë që me gjetë zgjidhje të përbashkëta edhe me kuptu që ndoshta ne nuk kemi edhe shumë ndryshime me njëri-tjetrin edhe me kontribu më shumë në lidhjet ndërkombëtare dhe lidhjet e jashtme të Kosovës”, shprehet Viola.

Edhe pse në jetë secili nga ne aktivizohet në punë e profesione të ndryshme fitimpruëse, megjithatë Viola thekson se për aq kohë sa ekziston vullneti po ashtu ekziston edhe mundësia për të kryer punë tjera vullnetare me të cilën mund të përfitojë komuniteti.


“Normalisht, që kohën e lirë gjithmonë e kam pa si mënyrë më të mirë me shfrytëzu nëpërmjet punës vullnetare, mirëpo me ndryshimin e rrethanave besoj që edhe kufizohet koha për me shfrytëzu për punë vullnetare, por nuk besoj që ndonjëherë ka me u ndalë të kryejë punë vullnetare, për shkak se mendoj që është diçka që ndihmon në komunitet dhe për sa kohë ekziston motivi dhe dëshira me ndihmu, nuk besoj që mungon edhe koha me gjet për me kry punë vullnetare”, shtoi ajo.

Ndryshimet në shoqëri vijnë nga puna. E puna dhe angazhimi në përmirësimin e shoqërisë rrjedh nga motivet e brenshme personale, ndoshta atëherë kur e kuptojmë më mirë jetën. Kështu edhe aspiratat e Violës rrjedhin nga perceptimet e saj për jetën dhe rëndësinë e saj.

“Një moto me të cilën kisha mujt me thanë që ndikon që unë me kriju vetë punë vullnetare, po edhe me marrë motivin për shumë gjana tjera, është ‘jeta vjen prej teje e jo tek ti’ dhe kjo besoj që është shumë e rëndësishme, se na krijojmë gjana dhe është e rëndësishme që na me marrë motivin që me marrë iniciativa dhe me bo gjana edhe për të tjerë e jo vetëm për vete ose për diçka që veç na e konsiderojmë atë të rëndësishme”, përfundon ajo.

Duke qenë se vendi ynë synon integrimin evropian dhe përfshirjen e gjerë në organizata ndërkombëtare, synimet e Violës nuk janë ndryshe nga ato të Kosovës, andaj të rinjtë aktivistë si ajo promovojnë më së miri potencialin edhe diplomacinë kosovare, nëpërmjet kanaleve të ndryshme të punës në komunitet. /Katror.info


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate