9/9/2025 7:46:29 PM

Çfarë ndodh nëse Biden ose Trump tërhiqen nga gara për president para zgjedhjeve?

Duhet të lexoni

Presidenti Joe Biden dhe ish Presidenti Donald Trump janë drejt një përballjeje tjetër në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Por, sfidat ligjore të ish Presidentit Trump dhe mosha e të dy kandidatëve mund të ndikojnë fushatën presidenciale. Ekspertët theksojnë se tërheqja e kandidatëve kryesorë nga gara për president do të çonte në procese të ndërlikuara për zëvendësimin e tyre. Ish Presidenti Donald Trump përballet me 91 akuza penale dhe të paktën njëri nga gjyqet mbi këto akuza pritet të zhvillohet këtë vit. Problemet shëndetësore mund të ndikojnë tek Presidenti Joe Biden, i cili është 81 vjeç.

“Në shtyp flitet për moshën e zotit Biden, por jo atë të zotit Trump”, tha Presidenti Biden.

Ish Presidenti Trump është 77 vjeç.

“Në nëntor do të kemi një ditë të madhe sepse do ta rimarrim drejtimin e vendit”, tha Presidenti Trump.

Por çfarë ndodh nëse njëri nga kandidatët vdes ose për arsye shëndetësore nuk mund të vazhdojë fushatën para zgjedhjeve të nëntorit?

Nëse kjo ndodh para kuvendeve kombëtare të dy partive, disa shtete mund të shtyjnë datën e zgjedhjeve paraprake për të lejuar hyrjen e më shumë kandidatëve në garë.

Kandidatët për president të secilës parti shpallen në kuvendet e tyre kombëtare. Kuvendi kombëtar i republikanëve do të mbahet në korrik ndërsa ai i demokratëve në gusht. Nëse kandidati që kryeson garën tërhiqet dhe asnjë kandidat tjetër nuk arrin të sigurojë shumicën e votave, atëherë delegatët e partisë mund të zgjedhin dikë tjetër.

“Delegatët do të kenë shumë liri për të negociuar. Ata ndoshta mund të zgjedhin një kandidat që nuk ka marrë pjesë në fushatën e zgjedhjeve paraprake. Kjo ka ndodhur në vendin tonë. Por, kjo do të varet nga kuvendet kombëtare të partisë republikane dhe asaj demokrate”, tha për Zërin e Amerikës John Fortier nga Instituti “American Enterprise”.

Nëse kandidati që i fiton zgjedhjet paraprake tërhiqet pas kuvendit kombëtar, atëherë partitë mblidhen sërish për ta zëvendësuar atë dhe kjo nuk garanton zgjedhjen e një kandidati për nënpresident.

Edhe nëse kjo ndodh pas zgjedhjeve procesi është i njëjtë. Për shembull, edhe nëse Presidenti Biden i fiton zgjedhjet por nuk mund të fillojë mandatin e ri presidencial, nënpresidentja Kamala Harris nuk do ta zëvendësonte atë në mënyrë automatike, elektorët e shteteve do të duhej të votonin sërish për të zgjedhur presidentin. Por çfarë ndodh nëse ata nuk arrijnë ta bëjnë këtë?

“Në këtë pikë, nëse asnjë kandidat nuk siguron shumicën, procesi kalon në Dhomën e Përfaqësuesve. Zgjedhjet do të përfundonin në një proces që nuk ka ndodhur për qindra vite”, thotë Michael Thorning, drejtor i Demokracisë Strukturore në Qendrën e Politikave Dypartiake.

Nëse Presidenti i zgjedhur vdes pas çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve më gjashtë janar, nënpresidenti ose nënpresidentja e zgjedhur inaugurohet në postin e Presidentit të vendit.

Secili nga këta skenarë do të çonte në një proces shumë të ndërlikuar, që do të mund të zvarritej më tej nga gjykatat, nëse do të kishte kontestim të rezultatit të zgjedhjeve. Duke marrë parasysh sulmin në Kapitol nga mbështetësit e zotit Trump më 6 janar 2021, një proces i tillë do të mund të shoqërohej sërish me veprime të dhunshme./ VOA


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate