9/11/2025 8:16:28 PM

Arrestohet kirurgu Luan Mustafa, dyshohet se e sulmoi fizikisht kolegun e tij në spitalin e Gjilanit

Duhet të lexoni

Policia e Kosovës (PK) ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë kirurgun Luan Mustafa, nën dyshimin se sulmoi fizikisht kolegun e tij, kirurgun Arbër Morina, në Spitalin Regjional në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit.

Hashani tha se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:02 dhe është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”

“Ankuesi (sh/k/m 1978) i cili punon mjek në Spitalin Regjional në Gjilan derisa ishte në zyrën e tij tek reparti i Kirurgjiës është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij i dyshuari L. M. duke pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.I dyshuari është larguar nga vendngjarja. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshimti ndalet për 48 orë në mbajtje gjersa rasti cilësohet “Lëndim i lehtë trupor”, tha Hashani.

Ai konfirmoi se rrethanat e rastit po hetohen nga Policia e Kosovës, stacioni policor në Gjilan.

Lidhur me rastin, kirurgu Arbër Morina ka thënë për “Betimi për Drejtësi” se sulmi ndaj tij ka ndodhur në zyrën e tij, disa minuta pas përfundimit të një ndërhyrjeje kirurgjike ndaj një pacienti.

Ai tregoi se me të hyrë në zyrën e tij menjëherë ka hyrë edhe kirurgu Mustafa, i cili sipas tij edhe e ka sulmuar fizikisht.

Ai (kirurgu Luan Mustafa) më ka prit derisa kam dalë prej sallës, më ka ndjekë derisa kam hyrë tek zyra ime dhe më ka sulmu fizikisht. Nuk më ka shkuar mendja që dikush mundet me më sulmu fizikisht për shkak se unë po e bëj një punë të mirë në Kirurgji dhe nuk e kam mendu këtë pjesë. Unë kam tentu me nxjerrë disa herë nga zyra, nuk kam arrit dhe më ka sulmu fizikisht derisa kanë ardhë kolegët e spitalit”, rrëfen Morina për “Betimi për Drejtësi”.

Ai dyshon se rrahja erdhi për shkak të raportimeve të tij ndaj kirurgut Mustafa, pasi që sipas tij, ky i fundit disa herë ka thyer rregullat e spitalit, dhe se për këto shkelje drejtori i përgjithshëm i Spitalit, Arsim Emini, i ka njoftuar se do ta dërgojë në Komisionin Disiplinor.

“Evidentimin e problemeve e kam bërë me shkrim për çdo shkelje të mundshme. Thyerja e rregullave të punës, mospërmbajtja e rregullave profesionale mjekësore, orarit të punës. Unë i kam raportuar, të gjitha ato ju kanë grumbullu atij (Luan Mustafës) dhe në momentin që drejtoria i ka thënë që ka me u përballë me Komision Disiplinor, ai ka ardhë në zyrën time dhe më ka sulmuar”, ka thënë Morina.

Deklaratën për dërgim e kirurgut Mustafa në Komisionin Disiplinor, e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” edhe drejtori Emini.

“Po, ashtu është”, tha ai shkurtimisht.

Morina gjithashtu thotë se është munduar të shmangte sulmin dhe për të gjitha këto fillimisht është lajmëruar menaxhmenti i spitalit, pastaj edhe Policia e Kosovës.

“Jam mundu më shmang rrahjen. E kam lajmëru drejtorin e përgjithshëm dhe atë klinik edhe i kanë thirrë menjëherë policinë. Policia ka ardhë në vend të ngjarjes dhe i kanë vazhdu procedurat e veta”, tha ai.

Kirurgu Morina ka bërë të ditur se menjëherë pas sulmit fizik ndaj tij nga kolegu Mustafa, ka pranuar trajtim mjekësor në Emergjencë, ndërsa thotë se është mirë me shëndet, por është shumë i ngarkuar psiqikisht dhe emocionalisht.

Po ashtu, kirurgu Morina tha se ishte kërcënuar disa herë nga kolegu Mustafa.

Po, disa herë më ka ndodhë me pas kërcënime, për faktin që për punën e tij, ia kam tërheq vërejtjen me shkrim për shkak se ka ndodh disa herë që ka kundërshtuar publikisht punën tonë, kolegëve të tij, përballë kirurgëve të tjerë që kanë qenë në repart”, ka theksuar Morina.

Lidhur me rastin, drejtori i këtij spitali, Arsim Emini, tha për “Betimi për Drejtësi” se menjëherë pasi ka dalë në vend të ngjarjes, e kanë njoftuar Policinë e Kosovës.

“Më ka thirrë në telefon u.d shefi i Kirurgjisë, Dr. Arbër Morina, i cili shkurt më ka njoftuar “më sulmoi fizikisht Dr.Luani”. Jam shtangur nga habia, por më është dashtë menjëherë të shkojë në repart ku e kam gjetur Dr. Arbërin të shqetësuar me shenja të dhunës fizike në qafë dhe buzë. Pasi jam mundu ta qetësoj, kam kërkuar nga një punëtore e spitalit që menjëherë të lajmërojë policinë. Shpejt kanë ardhur policia, të cilët kanë shikuar vendin e ngjarjes”, ka thënë Emini.

Ndryshe, i dyshuari Luan Mustafa vitin e kaluar është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se bashkë me anesteziologun Halil Basha kanë kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”. Ndaj tyre Gjykata Themelore në Gjilan kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaj.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate