9/12/2025 7:36:02 PM

Ganit Xhaka: Jam si vera e kuqe, sa me e vjetër më e mirë

Duhet të lexoni

Granit Xhaka është shprehur i lumtur që u zgjodh futbollisti më i mirë në Zvicër, për herë të tretë radhazi.

Xhaka, pas ceremonisë ka dhënë një intervistë për mediat zvicerane, duke përmendur formën e mirë te Bayer Leverkuseni dhe realizimin e ëndrrës që të luajë së bashku me vëllain Taulantin te Baseli.

Krenari dhe kënaqësi. Është shpërblimi për punën e vështirë të përditshme. Si futbollist ke edhe ditë të zeza. Nëse, si unë në Londër, ju shajnë mbi 60,000 njerëz në stadium”, ka thënë Xhaka.

Sapo hyra në dhomën e zhveshjes ditën e parë, ndjeva: Ky është një ekip i mirë, një shpirt i mirë ekipor. Ne gjithashtu kemi një trajner fantastik në Xabi Alonso”.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova ka folur edhe në lidhje se si ka reaguar familja e tij pas kthimit në Gjermani.

Edhe pse gruaja ime është nga Dyseldorfi, ajo ishte kundër që ne të largoheshim nga Londra. Sigurisht, kjo i bëri gjërat edhe më të vështira. Gjithsesi, nuk është e lehtë të largohesh nga ky qytet i madh pas shtatë vitesh. Leverkusen më ofroi një kontratë afatgjatë. Dhe nëse gjërat vazhdojnë të shkojnë siç kanë shkuar, padyshim që ishte vendimi i duhur”, thotë Xhaka.

Xhaka ka treguar edhe çka ka mësuar nga përvoja në Angli te skuadra e Arsenalit.

“Në Angli kam mësuar shumë përsa i përket mentalitetit. Unë jam 31 vjeç tani, jo më i riu. Por unë jam si vera e kuqe – gjithmonë më mirë”.

A do të thotë kjo se tifozët në Basel mund të shpresojnë për një rikthim në fund të karrierës së tyre?

“Kur të mbarojë kontrata ime me Leverkusenin, do të jem gati 36 vjeç. Le të shohim nëse kam akoma dëshirë të luaj futboll. Por të luaj sërish bashkë me Taulantin me fanellën e Baselit është një ëndërr. Dhe deri më tani pothuajse të gjitha ëndrrat e mia janë realizuar”.

Ai në fund u pyet nëse do të zgjidhte titullin e kampionit në Gjermani apo Kampionatin Evropian.

“Eh, pyetje e vështirë! Le ta themi kështu: Nëse do të kisha një nga titujt me siguri, do të firmosja menjëherë”, përfundoi Xhaka.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate