2/22/2026 10:20:00 AM

Ka pakënaqësi në Shtëpinë e Bardhë, dhe vijnë nga zëvendëspresidentja

Duhet të lexoni

Administrata e drejtuar nga Joe Biden nuk ka ende një vit, por në Shtëpinë e Bardhë kanë nisur pakënaqësitë, fillimisht si thashetheme dhe tashmë pothuajse haptazi. Ato vijnë jo nga një zyrtar i thjeshtë, por nga gjysma femërore e dyshes që fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kamala Harris ndihet e frustruar, pothuajse e përdorur, nga presidenti 79-vjeçar. Ky është portreti që del nga një artikull i mirë informuar i gazetës prestigjioze “New York Times”, që citon raste të ndryshme ku ish-prokurorja ka patur role pothuajse simbolike në takimet politike më të  rëndësishme.  

Ndërkohë, sipas burimeve, ajo ndihet edhe e stresuar nga fakti që i janë dhënë nga Biden disa nga temat më delikate dhe ku kritika është më e fortë, si emigracioni dhe e drejta e votës, duke e ekspozuar atë në një dritë aspak të mirë, që mund të vendosë në rrezik objektivin e saj madhor, synimi i presidencës në zgjedhjet e vitit 2024.

Pikërisht në këtë pikë, Harris i ka rrëfyer rrethit të saj të ngushtë që ka frikë se Biden po e djeg kandidaturën e saj, dhe se presidenti ka në të vërtetë një tjetër kandidaturë në mendje. Një nga mbështetëset e saj më të mëdha është ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, dy herë kandidate për presidente në 2008 dhe 2016, të dy të humbura.

“Ka një standard të dyfishtë me të cilin gjykohet Kamala, ashtu siç ishte edhe për mua”, mësohet se ka deklaruar Clinton.

E para femër me ngjyrë që shërben si zv/presidente e Shteteve të Bashkuara, Kamala është bijë e dy prindërve emigrantë, e ëma me origjinë indiane, Shyamala Gopalan, biologe dhe kërkuese shkencore kundër kancerit të gjirit, dhe i ati Donald J. Harris një xhamajkan, profesor ekonomie pranë universitetit të Oxford.

Gjatë karrierës së saj në sistemin e drejtësisë Kamala njihej si një nga prokuroret më të ashpra, ndërsa angazhohej në rastet e luftës ndaj bandave kriminale, trafikut të drogës apo dhunës seksuale.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate