9/13/2025 11:53:22 PM

Kurti në panairin “Swissbau”: Produktet e paraqitura këtu janë një dëshmi e potencialit tonë

Duhet të lexoni

Në ditën e dytë të qëndrimit në Zvicër, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari morën pjesë në hapjen e panairin “Swissbau 2024”, ku po përfaqësohen edhe kompani vendore nga industria e drurit dhe produkteve tjera të ndërtimit.

“Jemi mbledhur këtu në Swissbau, jo vetëm si pjesëmarrës dhe ekspozues, por si vizionarë dhe ambasadorë të një vendi që përmban potencial të jashtëzakonshëm”, tha kryeministri Kurti, gjatë pjesëmarrjes së tij në këtë panair, në të cilin u ekspozuan kompani të ndryshme nga Kosova.

Ai tha se produktet e paraqitura në panair janë dëshmi e potencialit të Kosovës dhe një premtim i asaj që ne aspirojmë të arrijmë.

Kryeministri theksoi se Kosova paraqet një vend konkurrues evropian e global.

“Sot, dua të veçoj një simbol të veçantë të inovacionit tonë: shtëpinë e parafabrikuar, të projektuar, planifikuar dhe prodhuar në Kosovë. Kjo shtëpi, e mbushur me mobiliet tona, ekspozohet për herë të parë në një panair, duke përfaqësuar aftësitë tona në arkitekturë dhe dizajn. Ai qëndron si një fener i asaj që ne mund t’i ofrojmë botës – jo vetëm për sa i përket produkteve, por për sa i përket zgjidhjeve të plota të jetesës”, nënvizoi kryeministri Kurti.

Ai tha se vlen të theksohet se Kosova, e udhëheq Ballkanin ekonomikisht, me një rritje të dukshme të eksporteve dhe investimeve të huaja, duke reflektuar stabilitetin politik dhe besimin në rritje të tregut. Krahasuar me gjashtë vitet e mëparshme (2015-2020), ku vlera totale e eksportit ishte rreth 2.2 miliardë euro, kjo është një rritje e ndjeshme.

Kurti kujtoi se vetëm në tre vitet e fundit, vlera e eksportit të Kosovës ka arritur rreth 2.5 miliardë euro.

Duke folur për rritjen e vlerës së eksporteve dhe rëndësinë e orientimit të ekonomisë së vendit kah eksporti, ai tha se Industria e mobilieve përfaqëson një gurthemel të strukturës sonë ekonomike.

“Sektori i drurit në Kosovë është tashmë një ekosistem i gjallë me mbi një mijë kompanive, me prodhimin e mobilieve që punëson një numër të konsiderueshëm të fuqisë punëtore të kualifikuar”, u shpreh ai.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri u bëri thirrje pjesëmarrësve që të investojnë në Kosovë sepse kështu bëhet realitet vizioni për një Kosovë të njohur globalisht, duke ndikuar në besueshmërinë, cilësinë, rritjen dhe bashkimin drejt rrugës për përparim dhe prosperitet.

“Investoni në Kosovë dhe investoni në një partneritet i cili e vlerëson rritjen, cilësinë dhe besueshmërinë. Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim përparimi dhe prosperiteti si një vend në të cilin nuk keni nevojë të trokisni në dyer për të hyrë brenda. Le ta bëjmë realitet së bashku vizionin e një Kosove të njohur globalisht, të mirënjohur ndërkombëtarisht”, ishin fjalët e Kryeministrit në fund të fjalës së tij.

Përmes mbështetjes financiare nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë në bashkëpunim me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit në Kosovë me partnerë, në Panairin “Swissbau 2024” kompanive vendore u është siguruar hapësira ekspozuese prej 300m2.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate