Një ngjarje tragjike ka ndodhur para rreth dy orësh në Prizren, ku një 24-vjeçar po dyshohet se ka bërë vetëvrasje, në rrethana dhe për motive akoma të panjohura. Lajmin tashmë e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë në këtë komunë, Vesel Gashi tha se viktima është kosovar, i lindur më 1999.
Gashi shtoi se trupi i pajetë u gjend në dhomën e tij, ku afër kishte edhe një armë zjarri.
Policia e Kosovës rreth orës 15:00 ka pranuar një informatë se në rrugën “Sefedin Laqi” gjendet një person pa shenja jete. Në lidhje me këtë rast njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se në një dhomë të shtëpisë gjendet një trup i pajetë.
“Viktima është mashkull i lindur më 1999, por afër tij u gjendë edhe një armë zjarri. Në këtë rast Policia dhe Prokuroria kanë filluar hetimet dhe po trajtohet si hetim i vdekjes”, tha Gashi për GazetaBlic.