5/4/2025 4:38:56 PM

Shqetësime me tretjen dhe fryrjen, çfarë duhet përdorur?

Duhet të lexoni

Ata që vuajnë nga problemet e tretjes dhe në veçanti nga problemet e zorrëve, në fazën akute duhet së pari të shmangin fibrat.

Veçanërisht bëhet fjalë për drithëra të përpunuara dhe të pjekura në produkte si buka dhe biskotat.

Gjithashtu duhen shmangur edhe perimet e ngarkuara me fibra. Këshillohet që të zgjidhni perime qetësuese, si karota, kunguj ose kungulleshka të gatuara si pure.

Çfarë të konsumoni?

Thoni po supave të orizit, qullit ose hikërrave. Për të pirë, çaji jeshil është i shkëlqyeshëm.

Pas fazës akute, për të ndihmuar florën bakteriale, ju duhet të përdorni perimet me gjethe të errëta si spinaq, sallatë jeshile, etj, që janë të pasura me minerale alkaline që shmangin acidet në tretje.

Selinoja është mjaft e dobishme, pasi përmban substanca mirëbërëse të tilla si apigenin. Selinon mund ta përdorni në sallatë ose ta shtrydhni dhe ta pini si lëng.

Ka ushqime që janë shumë të dobishme për zbutjen e inflamacionit të zorrëve: ato janë fara e linit.

Farat e linit menjëherë ulin fryrjen dhe qetësojnë sistemin e tretjes. Vaji i linit dhe farat e linit janë dy ndihma të çmuara në rastin e problemeve të zorrëve.

Ato përfaqësojnë një burim të shkëlqyeshëm të Omega 3, të dobishme për të riparuar indet e brendshme të prekura nga acarimi dhe të përmbajnë fibra të tretshme, të cilat ndihmojnë në rregullimin e gjithë sistemit të tretjes.

Është e rëndësishme që gjithmonë t’i shtypni farat e linit me një mulli kafeje për të bërë një pluhur që mund të përdoren në lëngje dhe supa. Këshilloheni t’i shtypni pasi bëhen më e thjeshtë për organizmin që të thithë gjithë vlerat ushqyese.

Çfarë duhet shmangur për të mos pasur probleme me tretjen?

Këtu keni një listë të ushqimeve të dëmshme për tretjen, fryrjen dhe problemet e zorrëve. Duhet shmangur alkooli dhe kafeina.

Duhen shmangur aditivët tek buka, siç është glutamati. Gjithashtu e dëmshme është edhe majaja industriale që gjendet tek buka dhe brumërat. Mishi dhe ushqimet yndyrore vështirësojnë tretjen.

Sheqeri i bardhë, mel i përpunuar, patatinat dhe produkte të tjera të ngjashme nuk e ndihmojnë aspak organizmin gjatë fazës së problemeve me tretjen./AgroWeb


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Jetë / Stil

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Pse është e rëndësishme të hani mjaltë në dimër

Gjatë dimrit, trupi është më i ndjeshëm ndaj llojeve të ndryshme të ftohjes dhe gripit, prandaj është e r ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate