9/10/2025 7:33:18 AM

Tirana do të pajiset me autobusë elektrikë në vlerë prej 120 milionë eurosh

Duhet të lexoni

Rreth 120 milionë euro do të përdoren për të transformuar transportin publik në Tiranë.

“50 milionë euro kredi, 1 mln grant nga Bashkimi Evropian, pjesa tjetër do të financohet nga Bashkia e Tiranës”.

Qytetarët po i rikthehen transportit publik pas rënies drastike të numrit të atyre që përdornin autobuzët gjatë pandemisë. Vetëm vitin e fundit në Tiranë u kryen rreth 70 milion udhëtime. Në tre linjat që përshkojnë zemrën e kryeqytetit, ajo Kombinat- Kinostudio, Tirana e re dhe Unaza, autobuzët do të jenë elektrikë dhe korsitë e dedikuara për to.

Ky sistem sipas Drejtorit të Transportit në bashki është përzgjedhur për të përballuar shtimin e fluksit të udhëtarëve.

Synimet janë dy.

“Redukim të gati 50% të kohës së qytetarëve nga pika a në b, në disa raste dhe rritjen e volumit të udhëtarëve të cilët do të lënë makinat e tyre për të përdorur transportin publik”.

Punimet do të nisin këtë vit dhe do të asistohen nga ekspertë gjermanë dhe anglezë.

“Projekti formalizohet dhe fillon punë këtë vit, në vitin 2027-2028 është targeti i përmbylljes. E gjithë flota e autobuzëve në tre korridoret kryesore është flotë me autobuzë elektrikë, por që të vesh një autobuz elektrikë në shërbim do dhe të gjithë infrastrukturën mbështetëse, siç është depo, pikat e karikimit, përcaktimi i fuqisë, përcaktimi i autonomisë së autobuzit që ai mos të shkëputet nga shërbimi për të përballuar ditën. Digjitalizimin e të gjithë sistemit të informimit të qytetarëve si nëpër stacione apo aplikacioneve përkatëse ku qytetari në kohë reale merr informacion kur vjen autobuzi”.

Kthimi i tre linjave në korridore kryesore do të shoqërohet dhe me organizimin e transportit në përgjithësi.

Kjo do të rrisë shpejtësinë e lëvizjes së autobuzëve dhe do tu shkurtojë qytetarëve kohën e mbërritjes në destinacion./Katror.info


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate