9/11/2025 10:45:46 AM

I preu rrugën e dyshohet se e kërcënoi një zyrtar policor, organet e rendit në kërkim të nipit të “Kaçës”

Duhet të lexoni

Emri i Besim Zeqirit i njohur si “Kaça” është i njohur për organet e rendit, por kësaj radhe Policia e Kosovës nuk pati problem me të por me një të afërm të tij.V. Zeqiri, nipi i “Kaçës”, është tashmë duke u kërkuar nga organet e ndjekjes për shkak se i njëjti po dyshohet se kërcënoi një zyrtar policor.KALLXO.com ka mësuar nga burime brenda policisë, se V. Zeqiri është kërkuar në disa lokacione dhe policia nuk ka arritur që ta gjej ende atë.I njëjti dyshohet se gjatë ditës së djeshme kishte kërcënuar një zyrtar policor në Mitrovicën e Jugut.Zyrtari policor për të cilin KALLXO.com mëson se është nga radhët e njësive speciale policore gjatë asaj kohe ishte duke shkuar në bazë gjatë orarit të punës.I njëjti, siç tregojnë burime të KALLXO.com, fillimisht ishte përballur me të dyshuarit në rrugët “Muhamet Gashi” e “Ismet Deliqi” në Mitrovicë.

V. Zeqiri dyshohet se kishte tentuar me motoçikletë që t’i pres rrugën ndërsa polici nuk ishte ndaluar.

Ky i fundit e ka raportuar rastin edhe te institucioni ku punon deri sa është iniciuar vepra penale e kanosjes.Në raportin ditor të Policisë së Kosovës, është përshkruar shkurt rasti.

Në bazë të veprës penale kanosje ndaj personit zyrtar, policia ka thënë se rasti ka ndodhur në Mitrovicë dhe se ankuesi ka informuar se deri sa ishte duke shkuar në punë ishte provokuar disa herë nga i dyshuari.Rasti është ende nën dyshim dhe personi tashmë po kërkohet nga organet e ndjekjes.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate