Ka ardhur koha për të treguar kombinimin më “cool” të sezonit të dimrit për vitin 2023 dhe nuk e kemi fjalën për pallto, xhinse apo fustane, por për çizmet e kombinuara me çorape deri tek gjuri.
Çorapet kanë bërë zyrtarisht rikthimin e tyre prej disa sezonesh tashmë. Fillimisht i pamë në pasarelat e markave më prestigjioze, tani i shohim të parakalojnë nëpër rrugë për vajzat më stil. Është një nga kombinimet që do t’i japë kthesë të menjëhershme dukjes tuaj në përditshmëri.