2/13/2026 11:48:05 AM

Çdo cigare ua shkurton jetën për mesatarisht 14 minuta

Duhet të lexoni

Pjesa më e madhe e jona e di se pirja e duhanit dhe e alkoolit i bën shumë keq shëndetit.

Mjekët për këtë arsye, u rekomandojnë të gjithëve që të mos abuzojnë shumë me to. Në këta dhjetëvjeçarët e fundit, shumë shkencëtarë po punojnë shumë për të kuptuar se sa shumë të dëmshme janë këto substanca për shëndetin tonë dhe po përpiqen të gjejnë mënyra efikase për t’i ndihmuar njerëzit që të mos pinë më duhan dhe alkool.

Deri më tani janë shpikur shumë metoda për t’i bindur disi njerëzit që të qëndrojnë larg këtyre produkteve të dëmshme për shëndetin. Për shembull, disa muaj më parë në Angli u shpik paketa e cigareve që “fliste”, e cila i ftonte njerëzit që të mos tymosnin më duhan.

Specialistët kanë shumë mendime për efektet e pirjes së duhanit mbi shëndetin tonë dhe sot ne duam të paraqesim një zbulim shkencor që pa dyshim do t’ju lërë me gojë hapur.

Cigarja (1)Kështu, një grup shkencëtarësh ka thënë se një cigare mund të reduktojë jetën 14 minuta. Duket absurde, por është pikërisht kështu, duhani ka pikërisht këtë efekt kaq negativ mbi shëndetin tonë. Në sajtin Treatment4addiction, që merret me problemet e varësisë së lidhur me duhanin, alkoolin dhe drogën, janë bërë llogaritje për të kuptuar se sa vjet më pak jeton një person që pi duhan.

Rezultatet e dala janë vërtet shqetësuese dhe prej tyre ju duhet të reflektoni shumë. Nëse një person tymos mesatarisht një paketë në ditë ose 20 cigare, mund të jetojë dhjetë vjet më pak. Nga këto llogaritje konfirmohet se pirja e duhanit e dëmton seriozisht shëndetin dhe se është më mirë që ta lini atë sa më parë të jetë e mundur për të jetuar më gjatë dhe më mirë.

Ndërkohë, një rezultat shqetësues është ai që lidhet me përdorimin e alkoolit. Duket se konsumimi i një pije alkoolike mund të heqë 6 orë jetë. Padyshim, shkencëtarët janë të bindur se edhe marrja e drogave mund të ketë efekte vdekjeprurëse te personat. Vetëm një dozë heroinë mund ta shkurtojë jetën më shumë se 20 orë.

Këto rezultate shqetësuese duhet të dekurajojnë të gjithë ata të cilët përdorin këto substanca vdekjeprurëse për shëndetin fizik dhe mendor. Të gjitha substancat që përmendëm më sipër krijojnë një varësi shumë të fortë nga të cilat është me të vërtetë shumë e vështirë pastaj edhe të largohesh.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate