1/17/2026 3:36:57 PM

Reagime të shumta për fitoren diskutabile të Furyt ndaj Ngannous

Duhet të lexoni

Fitorja e diskutueshme e kampionit të botës në peshën e rëndë në boks Tyson Fury ndaj yllit të MMA-t, Francis Ngannou, ka ngjallur reagime të shumta.

Fury të shtunën mbrëma në Riyadh të Arabisë Saudite fitoi 2:1 me vlerësim të gjyqtarëve. Ngannou e kishte rrëzuar një herë Furyn në rundin e tretë.

Ylli i basketbollit, LeBron James, në platformën “X” ka shkruar: “Kjo është arsyeja pse nuk shikoj boks”.

Ndërkohë promotori i famshëm i boksit, Eddie Hearn, po ashtu ka thënë se Fury nuk ishte fitues.

“Nuk kam fjalë. Francis Ngannou kurrë s’ka boksuar më herët dhe respekte për të. Nuk mendoj se ishte impresiv, por Tyson Fury u duk sikur kurrë nuk ka vënë dorëza të boksit më herët. U rrëzua në rund të tretë, kurrë nuk dha asnjë goditje dhe Ngannou nuk dha asnjë goditje më pas. Mendoj se Ngannou fitoi për dy runde. Bota e boksit është çmendur. Harroni Fury – Usyk, asnjëri nuk është i interesuar. Lëreni Furyn kundër Anthony Joshuas. Joshua do ta nokautojë Tyson Furyn në gjashtë runde. Bëjeni këtë luftë, përndryshe kurrë s’do ta kemi”, ka thënë promotori Eddi Hearn.

E edhe ish-boksieri britanik Luke Campell, ka thënë se vlerësime të tilla të gjyqtarëve po e shkatërrojnë boksin.

Fury pritet të përballet me ukrainasin Oleksandr Usyk për titullin e kampionit të padiskutueshëm në peshën e rëndë. Fury e ka titullin e botës të versionit WBC, ndërsa Usyk i ka titujt e versionit IBF, WBO dhe WBA.

Lufta mes tyre është paraparë të mbahet më 23 dhjetor, por ka gjasa të shtyhet.

“Pata përshtypjen se ai po luante. Unë do të stërvitem qind për qind. Por, është boks. Ndoshta ishte element i befasisë. Ndoshta. Por, mendoj se ishte shou. Ngannou është kampion bote në MMA, dhe ka grusht të fuqishëm. Kishte element befasie. Ndoshta Tyson Fury nuk e mori seriozisht, tha ‘është vetëm luftëtar i MMA’t’. Sigurisht se u befasova nga nokdauni”, tha Fury. KOHA


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate