1/16/2026 2:56:23 AM

Këto janë efektet që ka ndryshimi i orës në shëndetin tuaj

Duhet të lexoni

Me ndryshimin e orës, dihet se ndryshon edhe shëndeti i njeriut, pasi çdo person ka orën e tij të brendshme, ndaj duhet një kohë e caktuar për të krijuar shprehi të reja. 

Mjekët thonë që është një çrregullim që kalon për të paktën dhjetë ditë. Megjithatë, ky ndryshim i kohës shkakton çrregullime të gjumit dhe përshtatjes, të tilla si ndjenja e lodhjes, dobësisë, përgjumjes ose mungesës së përqendrimit, ndër të tjera, shkraujnë mediat e huaja.

“Gjëja normale është që në një javë, maksimumi dhjetë ditë, shqetësimet e ndryshimit të orës janë kapërcyer,” shpjegon Dr. Yusta, profesor i neurologjisë në spitalin e Guadalaharës.

Ndryshimi i orës ndryshon ritmet dhe disa njerëz mund të kenë vështirësi për të rënë në gjumë dhe për t’u zgjuar, kryesisht fëmijët dhe të moshuarit, veçanërisht nëse marrin anksiolitikë ose ilaçet kundër depresionit që ndikojnë në funksionimin e trurit, ciklin biologjik të zgjimit dhe gjumit dhe strukturën e gjumit. 

Ndryshimi i orës së dimrit është më i lehtë për trupin sesa ndryshimi në orën e verës , sepse e bën më të lehtë të kesh më shumë orë gjumë dhe një zgjim më natyral që përkon me lindjen e diellit. Nëse do të kishte një orë të përhershme ditore, në muajt e dimrit do të kishte mungesë drite në mëngjes dhe në muajt e verës një tepricë drite gjatë natës, një situatë që çekuilibron orën e brendshme dhe mund të shkaktojë performancë të dobët dhe cenueshmëri ndaj disa sëmundjeve.

Për të kapërcyer këto çrregullimet, Yusta rekomandon mosndryshimin e ritmit biologjik dhe të flesh majftueshëm nga gjashtë deri në tetë orë: Ka të bëjë me ruajtjen e ritmeve, me të cilat rregullohet cikli zgjim-gjumë, cikle biologjike përmes të cilave ne përshtatemi me dritën e ditës dhe natës.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate