1/15/2026 9:43:44 PM

Këshilltari i lartë i Netanyahut: Kosova ka treguar se është mike e popullit dhe shtetit hebre

Duhet të lexoni

Këshilltari i lartë i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, Mark Regev, ka thënë se Hamasi e ka filluar luftën, ndërsa ata do ta përfundojnë me fitoren e tyre. I pyetur për civilët në Gaza, Regev ka thënë se nuk janë duke i targetuar ata, dhe se u kanë kërkuar që të largohen nga veriu, pasi sipas tij, aty do të ketë luftime të ashpra.

Këshilltari i lartë i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, Regev tha se popujt e dy shteteve janë miq të mirë.

“Populli i Kosovës dhe i Izraelit janë miq. Kosova ka treguar se është mike e popullit dhe shtetit hebre”, theksoi ai.

“Operacioni ynë në Gazë kundër terroristëve po vazhdon edhe më tej. Gjithçka çfarë mund të them në këtë moment është se ne jemi në betejë, jemi në luftë. Izraeli nuk e donte këtë luftë, por na u detyrua nga Hamasi dhe Organizata Terroriste ISIS. Ata na sulmuan më 7 tetor, masakruan njerëzi tani, ata vranë, përdhunuan, dogjën njerëz të gjallë, vranë prindërit në prani të fëmijëve të tyre dhe fëmijët në prani të prindërve të tyre dhe morën mbi 220 njerëz peng. Ne nuk e deshëm këtë luftë, por Hamasi e filloi këtë luftë dhe ne po i përgjigjemi dhe do ta përfundojmë këtë luftë me fitoren e Izraelit”, tha ai për RTK-në.

Regev thotë Hamasi është një një organizatë brutale terroriste e cila është në gjendje të kryej akte (brutale) kundër njerëzimit.

Ne nuk targetojmë qytetarët dhe sigurisht duam të jemi të kujdesshëm me jetët e qytetarëve tanë. Ne nuk kemi iluzione për Hamasin. Është një organizatë brutale terroriste e cila është në gjendje të kryej akte (brutale) kundër njerëzimit. Ne ishim viktima të atyre akteve tre javë më parë, të shtunën e 7 tetorit. Kështu që ne po luftojmë për mbrojtur popullin dhe shtetin tonë. Por mendoj që njerëzit e Gazës po ashtu meritojnë më mirë se që kanë me Hamasin. Ky regjim terror u ka sjellë atyre vetëm vuajtje dhe varfëri”, është shprehur ai.

I pyetur për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe cili është mesazhi i Izraelit për Kosovën e Serbinë, Regev ka thënë se nuk është në dijeni të shumë fakteve, por ka shtuar se Kosova ka treguar se është mike e popullit dhe shtetit hebre.

“Nuk dua të them diçka për të cilën nuk jam në dijeni të fakteve. Unë e di që populli i Kosovës dhe i Izraelit janë miq. E njoh ambasadorin tuaj në Izrael dhe e di që Kosova ka treguar se është mike e popullit dhe shtetit hebre. Për incidentin që e përmendët më duhet të marrë më shumë informata për shkak se tash e tri javë jam i angazhuar me këtë krizë prandaj edhe nuk mund të japë ndonjë mendim apo të them diçka që nuk do të ishte e saktë. Më vjen keq”, ka thënë ndër të tjera ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate