1/15/2026 12:46:27 AM

Kurti: Ballafaqimi me të kaluarën i domosdoshëm për paqe të qëndrueshme

Duhet të lexoni

Ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm për paqe të qëndrueshme dhe të ardhme të suksesshme, ka thënë kryeministri Albin Kurti të shtunën në diskutimin “Kapërcimi i ndarjes: Një bisedë e guximshme”, organizuar nga organizata nga Mbretëria e Bashkuar, “Plan për Paqe” dhe qendra “Barabar”.

Sipas njoftimit nga Qeveria e Kosovës, kryeministri Kurti ka thënë se ky ballafaqim për paqe të qëndrueshme është “proces i shërimit dhe mekanizëm i shëndetshëm për përparim shoqëror dhe njerëzor”.

“Ajo është e drejtë individuale e viktimës dhe familjes dhe e drejtë kolektive, por obligim i shtetit dhe qeverisë që të sigurojë që kjo e drejtë të mundësohet dhe realizohet”, ka thënë ai, sipas njoftimit, duke shtuar se institucionet kanë obligim të dokumentojnë krimet përmes instituteve e muzeve të cilat shërbejnë si instrumente të kujtesës kolektive për gjeneratat e ardhshme dhe që ndihmojnë në ngushëllimin e viktimave duke u siguruar atyre që dhimbjet e tyre nuk do të harrohen.

Për punën e institucioneve në këtë drejtim, Kurti ka thënë se Kosova është në finalizim të Strategjisë Kombëtare për Drejtësi Tranzicionale e se po themelohet edhe Instituti për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të Kryera gjatë lutës në Kosovë. Po ashtu ka deklaruar se është rritur buxheti i zyrës së Prokurorit Special në departamentin e krimeve të luftës “në mënyrë që të rriten kapacitetet njerëzore dhe profesionale, dhe kemi plotësuar kornizën ligjore që mundëson gjykimin në mungesë për krime të luftës në përputhje me standarde ndërkombëtare si dhe kemi dyfishuar numrin e hetuesve të krimeve të luftës në Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës”.

Ky organizim në fokus kishte bashkëbisedimin ndërmjet Jo Barry, që ka humbur babanë e saj nga një bombë e shpërthyer nga IRA në vitin 1984, dhe Pat Magee, personi përgjegjës për vdekjen e babait të Jo Barry. Të dy ndanë tregimin dhe këndvështrimin e tyre mbi rolin që dialogu mund të luajë në shërimin dhe ballafaqimin me të kaluarën. Për tash e 20 vjet, Jo Barry dhe Pat Magee vazhdojnë të takohen dhe së bashku kanë folur në mbi 300 raste të ndryshme e në platforma të shumta për rreth botës.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate