1/14/2026 4:58:00 PM

Deklaratë udhërrëfyese e liderëve të BE-së

Duhet të lexoni

Nuk mbahet në mend, në këtë ndërmarrjen e Bashkimit Evropian të ndërmjetësimit në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, të nisur në vitin 2011, që liderët e shteteve kryesore të BE-së, së bashku me instancat më të larta të vet Brukselit zyrtar, të jenë drejtuar Prishtinës dhe Beogradit, ashtu siç ndodhi këtë të premte, me 27 tetor.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, Përfaqësuesi i Lartë për politikë të jashtme i BE-së, Josep Borrell dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajcak, artikuluan në këtë Deklaratë qëndrimin e tyre për fazën e tanishme në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Një adresim i kësisojt ishte mëse i domosdoshëm, për shumë shkaqe.

Para se të gjithash, prej shtatorit të vitit të kaluar kur u lansua nisma franko-gjermane, pas një Letre të përbashkët të Macronit dhe Scholzit, u kuptua që vet Brukseli zyrtar, i përfaqësuar nga Borrell dhe Lajcak, nuk është në gjendje t’i kthejë në një operacion të suksesshëm të implementimit Marrëveshjet e dakorduara verbalisht nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic.

Bëhet fjalë për Marrëveshjen themelore (Bruksel, 27 shkurt), dhe Aneksin e Ohrit (Ohër, 18 mars).

U kuptua pra që angazhimi krejtësisht konkret i prijësve të tri shteteve kryesore të BE-së, të Gjermanisë, Francës dhe Italisë, është i pashmangshëm, nëse dëshirohet të shpëtohet ky proces, i cili u godit tepër rëndë edhe nga ngjarja e njohur e Banjskës (24 shtator).

Ky angazhim i tyre së pari pati trajtën e takimit, këtë të enjte, në margjinat e Samitit të Këshillit Evropian, me Kryeministrin e Kosovës dhe Presidentin e Serbisë, dhe së dyti, mori formën e kësaj Deklarate të përbashkët të këtyre liderëve të shteteve dhe atyre të BE-së.

Në anën tjetër, publikimi i kësaj Deklarate duket se i është imponuar Macronit, Scholzit dhe Melonit, pasiqë u kuptua, të enjtën të mbrëmje, që ekziston rreziku që sërish të ketë interpretime krejtësisht të ndryshme të Propozimit më të ri të kryeqendrave perëndimore (ku Parisit, Berlinit dhe Romës i bashkangjitet edhe Washingtoni), për ecjen para në implementimin e Marrëveshjes bazë dhe të Aneksit të Ohrit, i cili iu dha Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vucic të shtunën e kaluar (me 21 tetor).

Në të vërtetë, Presidenti i Serbisë, në deklaratën e tij para gazetarëve, të enjtën në mbrëmje, u shfaq sërish me qëndrimin e tij që ai kurrë nuk do ta njoh Kosovën, dhe që poashtu, ai nuk pajtohet që Kosova të inkuadrohet në OKB.

Në këtë mënyrë, ky jo vetëm që sërish zhvlerësoi pajtimin e tij inicial me Marrëveshjen themelore dhe me Aneksin e Ohrit, por për më shumë, veproi në të njejtën mënyrë edhe kur bëhet fjalë për Planin më të ri për zbatimin e këtyre marrëveshjeve, i cili ndërtohet mbi parimin Asociacioni nga pala kosovare për njohjen de facto të Kosovës nga Serbia, teksa te dy këto veprime, natyrisht, i referohen Marrëveshjes themelore.

Deklarata e përbashkët e liderëve të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe të institucioneve të BE-së, për këtë shkak, është shumë e qartë, dhe nuk lenë vend për kurfarë keqinterpretimi se çka duhet të ndodhë tash e tutje në procesin e zbatimit të Marrëveshjes themelore edhe të Aneksit të Ohrit, teksa qysh në kryefjalën e parë të saj, saktësohet që kemi të bëjmë me dialogun në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vucic.

Pra, kësaj here ka mbizotëruar terminologjia e shteteve të mëdha të BE-së, që kanë njohur Kosovën, e jo ajo ‘status neutrale’ e vet BE-së.

Zatën, kjo frymë që kemi të bëjmë me Marrëveshjen në mes të dy shteteve, është fillim e fund në Propozimin nismëtar të Francës dhe Gjermanisë, i cili më pas u transformua në Propozimin Evropian dhe në Marrëveshjen e Brukselit, të shkurtit të këtij viti.

Pastaj, në Deklaratë e përbashkët pohohet që e gjithë Marrëveshja duhet të zbatohet pa kurfarë parakushtesh dhe zvarritjesh, dhe që implementimi i saj duhet të bëhet hap pas hapi, ku te da palët duhet ta bëjnë nga një hap apo veprim në mënyrë simultane.

Sidoqoftë, mbetet të shihet në ditët dhe javët e ardhshme se a do të ndryshojë, në mënyrë substanciale, procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate