Mohamed Salah do të arrijë një sukses të rrallë në historinë e Liverpoolit nëse shënon gol në ndeshjen e nesërme kundër Nottingham Forestit.
Salah ka shënuar në të katër ndeshjet e Liverpoolit si vendas këtë sezon, kundër Bournemouthit, Aston Villas, West Ham United dhe së fundmi ndaj Evertonit, raporton KosovaPress.
Nëse Salah shënon nesër kundër Nottinghamit, ai do të bëhet vetëm lojtari i tretë në historinë e klubit që shënon në secilën prej pesë ndeshjeve hapëse të Liverpoolit në një sezon.