1/2/2026 10:46:22 PM

Juristi: Berisha do të paraqitet si çeço në gjykatë, nuk është mbi ligjin!

Duhet të lexoni

Juristi Romeo Kara thotë se Sali Berisha do të paraqitet në gjykatë me patjetër në lidhje me masën e caktuar ‘detyrim paraqitje’ për aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani. Në një intervistë për Report Tv, juristi tha se Berisha duhet të shoqërohet nga disa gra, e se ai nuk është mbi ligjin.

''Ka qenë i zhveshur nga çdo vlerë morale që duhet të ketë një burrë shteti. Tani pozitat e tij po rëndohen edhe ligjërisht. Kanë qenë të shumë pritura, janë edhe të shumë vonuara. Një person që ka kapur shtetin, ka rrëzuar çdo siguri juridike dhe që ka luajtur me kapjen e sistemit të drejtësisë.

Ka pasur edhe ngurim për ta hetuar. Ka qeverisur në mënyrë kaq flagrante në kundërshtim me ligjin, është e vështirë të gjesh një qeverisje në zbatim të ligjit në qeverisjen e tij. I pari që ka instaluar zhveshjen e vendit nga pasuritë publike. A duhet kthehej kjo pronë apo jo? Është kthyer me shpejtësi nga qershori në tetor në vitin 2008. Është një kronikë e paralajmëruar.

Gjykatësja ka pasur bindjen e plotë. Me të njëjtën akuzë është marrë në hetim Sali Berisha për të cilin është dhënë një masë parandaluese mos të largohet. Duhej të merrej një masë e tillë. Që në momentin që ti hiqet mandate, duhej bllokuar pasaporta. Besoj se do të votohet që t’i hiqet mandati.

Do ti dhembë herën e parë dhe do të mësohet. Me këtë vendim do të paraqitet dhe ti mbushte mendja se nuk është mbi ligjin. Do shkojë si çeço dhe nuk do të guxojë që të bëjë asnjë veprim tjetër. Ta shoqërojnë disa gra'',- tha Kara.

Më tej juristi theksoi se Berisha minimumi rrezikon burg, e nëse është i ri për të rimarrë pushtetin, të përballojë edhe burgun. Me ironi Kara tha se Berisha rrezikon nja 10 mijë vite burg, për të gjitha vepra penale që ka kryer.

''Minimum rrezikon burg, ai thotë jam i ri për të rimarrë pushtetin, meqë është i ri për të marrë pushtetin le të shkojë edhe në burg. Nja 10 mijë vjet burg rrezikon për të gjitha veprat që ka bërë. Dhëndri të bëhet bashkëpunëtor me drejtësinë, të shpëtojë nga Berisha. Pastaj tu merren pronat dhe të rishpërndahen'',- tha Kara.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate