Në Durrës po shkon drejt përfundimit ndërtimi i parkut të madh urban për fëmijë e të rritur “Vala”.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale disa pamje, teksa shkruan se është një hapësirë e dedikuar ndaj të gjitha grupmoshave.
"MIRËMËNGJES
dhe me parkun e ri urban "Vala" në Durrës, që po shkon drejt përfundimit, si një hapësirë për të gjitha grupmoshat, me fusha sportive të disiplinave të ndryshme, palestër të hapur, lojëra për fëmijë, korsi biçikletash, pistë vrapimi, zona pushimi, ju uroj të diel të bukur", shkruan Rama.