1/1/2026 11:36:17 PM

Mbahet “Maratona e Tiranës”, Veliaj: Këtë vit, numër rekord të pjesëmarrësve

Duhet të lexoni

U zhvillua sot Edicioni i 7-të i “Maratonës së Tiranës”, e cila është kthyer në një traditë të bukur për kryeqytetin, duke mirëpritur më shumë se 4,000 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe mbi 40 vende të huaja.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në nisje të kësaj gare, u shpreh mirënjohës për të gjithë ata që i janë bashkuar këtë vit Maratonës së Tiranës.

“Një përshëndetje për ata që kanë ardhur nga Ukraina, Izraeli, Kosova dhe të gjithë miqtë që na kanë nderuar dhe zbukuruar qytetin. Këtë vit kemi numrin rekord të pjesëmarrësve, duke filluar nga kampionët tanë olimpikë, kampionen evropiane Luiza Gega, e cila garon në 21 km për të thyer rekordin e saj personal dhe kombëtar. Të gjithë janë të mirëpritur në Tiranë, sepse një qytet i madh ka vend për të gjithë,” tha Veliaj.

Një falenderim të veçantë ai e kishte edhe për qytetarët që kanë mirëkuptuar kërkesën e bashkisë për të ndaluar qarkullimin e automjeteve të rrugët e kryeqytetit. “Edhe ata janë duke na ndihmuar për të pasur një qytet që e mirëpret maratonën, që të shkojë sa më fjollë, pa incidente dhe pa probleme me trafikun. Dua të falenderoj grupin tonë të vullnetarëve, kush është vizitor do të ketë mundësi t’i shikojë të dyja fytyrat e qytetit, edhe vendin që gëlon nga ekonomia, por edhe hapësirën e gjelbër, dhe ndoshta në këtë stinë të mbjelljeve do të na bashkoheni për pemën e radhës, që të keni mundësi, kur të vini për maratonën tjetër, të thoni se edhe unë e kam hedhur një rrënjë në Tiranë,” deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës vitin e ardhshëm ka aplikuar për Kryeqytetin Mesdhetar të Kulturës.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate