1/1/2026 11:50:00 AM

Ministria e Drejtësisë i lë pa noter katër komunat veriore

Duhet të lexoni

Asnjë nga komunat veriore të Kosovës nuk kanë noter, prandaj të gjithë qytetarët, shqiptarë e serbë po drejtohen tek dy noteret që gjenden në Mitrovicën e Jugut. Ministria e Drejtësisë nuk ka treguar nëse planifikon të bëjë zgjidhje për këtë çështje.

Qytetarë të pesë komunave i drejtohen vetëm dy zyrave. Kjo sepse Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani e Mitrovica e Veriut nuk kanë noter të tyre.

Një banor i Zubin Potokut po thotë që për këtë arsye ata janë të kufizuar. Andaj edhe po detyrohen që për këtë shërbim të udhëtojnë në Mitrovicën Jugore.

“Komuna jonë këtu nuk ka noter edhe ne në Çabër jemi të kufizuar në kryerjen e disa punëve. Por, punën e noterit e kryejmë në Mitrovicë jugore. Është e rëndësishme sepse neve po na duhet me shku prej këtu atje. Madje ndodhë që na bie me pritë për shumë kohë sepse ka radhë të gjata”, ka deklaruar Enver Hasani – qytetar i Zubin Potokut.

Pos qytetarëve shqiptarë të këtyre komunave, ka mjaft edhe qytetarë serbë që kërkojnë shërbime në jug.

Njëri nga dy noterët, Kabil Merovci tregoi edhe shërbimet që ata kërkojnë.

“Ne të dy noterët në Mitrovicë i mbulojmë pesë komuna. Çdo ditë neve kemi kërkesa edhe prej palëve të pjesës veriore pavarësisht nacionalitetit të tyre. Qytetarët nga komuniteti serb ka raste kur kërkojnë shërbime për shit-blerje të pronave, një prej rasteve më të rralla pasi që në anën veriore nuk funksionojnë zyrat kadastrale e më të shpeshta janë shërbimet për vetura dhe regjistrimi i fëmijëve nëpër komuna”, ka theksuar Kabil Merovci – noter, Mitrovicë e Jugut.

E me sa duket për këtë është duke ardhur një zgjidhje.

Ministria e Drejtësisë i ka treguar televizionit që janë duke planifikuar që të hapet konkursi për noterë.

“Ministria e Drejtësisë ka emëruar komisionin për dhënien e provimit për noter i cili është në fazën finale të përgatitjes për shpalljen e afatit për aplikim për provim. Po ashtu Ministria e Drejtësisë inkurajon të gjitha komunitetet pa dallim të aplikojnë për provimin për noterinë”, thuhet Ministria e Drejtësisë.

Pikërisht çështja e mungesës së noterëve në komunat veriore është ngritur si shqetësim vazhdimisht nga qytetarët dhe shoqëria civile ne këtë pjesë./RTV Dukagjini/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate