Në një intervistë të dhënë për “Shqipëria Live”, Sara Hoxha u shpreh se nuk është aspak xheloze për Ledri Vulën, deklaratë e cila u shndërrua në një “meme” në rrjetet sociale.
Ndërkohë që një pjesë e mirë e përdoruesve të rrjeteve social kanë përdorur gjërësisht zërin e Sarës, vet aktorja e “Në Kuadër të Dashurisë” ka zgjedhur që ta bëjë këtë “meme”.
Sara ka publikuar një video teksa shihet ne një restorant së bashku me aktorët e filmit në premierën në Prishtinë dhe në një moment ka filmuar Luizin, i cili shihet teksa takohet me fansat.
Lidhur nga kjo situatë, Sara dëgjohet të thotë në video: “Jo unë nuk jam xheloze fare“, duke drejtuar aparatin e celularit nga Luizi dhe me shaka në fakt tregon një fytyrë tepër xheloze.