Shkenctarët kanë zbulluar një planet të ri i cili ndodhet 245 vite dritë larg nga Toka dhe është quajtur TOI-733b.
Madhësia e tij është pak më pak se dyfishi i rrezes së Tokës por ajo që i “la të gjithë me gojë hapur” ishte një veçori unike: atmosferën e tij.
Për momentin, ekspertët kanë paraqitur dy mundësi:
1. E para është se mund të ketë humbur shtresën e saj atmosferike.
2. E dyta është se mund të jetë një "botë oqeanike shumë e rrezatuar".
Kështu thuhet në një studim të publikuar nga revista e specializuar e astronomisë Astronomy & Astrophysics.
Në studim detajohet se ky planet i ri ka një densitet prej 3.98 gram për centimetër kub që është pak më e ulët se dendësia e Tokës, e cila është 5,51 gram për centimetër kub, por më e lartë se ajo e fqinjit tonë Mars.
Një pikë tjetër e përmendur në artikullin "Astronomy & Astrophysics" është se ky planet rrotullohet rreth një ylli pak më të vogël se Dielli dhe e përfundon orbitën e tij në një total prej 4.9 ditësh.