12/28/2025 7:17:23 PM

Macron “mban pezull” të drejtën e Kosovës për lëvizjen e lirë - Skenarët kur mekanizmi i pezullimit të vizave mund të aktivizohet

Duhet të lexoni

Vendimi i Bashkimit Evropian (BE) në prill të këtij viti për liberalizimin e vizave për Kosovën është konsideruar një moment historik dhe shumë i rëndësishëm për integrimin evropian të shtetit më të ri në Evropë, por një deklaratë e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, ka shkaktuar konfuzion në opinionin publik.

Në një konferencë të përbashkët për media me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë, presidenti francez ka kërcënuar Kosovën se do t’i ndalohet lëvizja e lirë pa viza në Zonën Schengen po që se “nuk mbahet fjala e dhënë”, duke iu referuar zotimeve që ekzekutivi kosovar ka marrë përsipër në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Përjashtimi nga kërkesa për pajisje me vizë për kosovarët pritet të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe, në çdo rast, jo më vonë se 1 janari i vitit 2024. Megjithatë, presidenti francez ka thënë se Franca është e gatshme të zhbëjë vendimin për çështjen e vizave.

Mekanizmi i pezullimit të vizave ishte prezantuar për herë të parë si pjesë e politikës së vizave të BE-së në vitin 2013, me qëllim që të ofrohet mundësia e pezullimit të përkohshëm të përjashtimit të vizave për shtetasit e një vendi të tretë për një periudhë të shkurtër kohore në rast të një rritjeje të konsiderueshme të numrit të parregullt të migrimit.

Komisioni Evropian, në maj të vitit 2016, ka propozuar rishikimin e rregullave ekzistuese për të forcuar më tej këtë mekanizëm. E inciativa për të aktivizuar mekanizmin e pezullimit të vizave me rregullat e reja të BE-së tani i është dhënë edhe Komisionit Evropian – më parë vetëm shtetet anëtare mund të aktivizonin këtë mekanizmëm.

E shtetet anëtare mund të aktivizojnë mekanizmin e pezullimit të vizave duke i dërguar një njoftim Komisionit Evropian në rast se përballen, për një periudhë dy mujore – në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë ose me dy muajt e fundit përpara zbatimit të përjashtimit nga viza – me një ose më shumë nga skenarët e mëposhtëm:

Në rast të rritjes së konsiderueshme – mbi 50 përqind – të migrimit të parregullt; në rast të rritjes së konsiderueshme – mbi 50 përqind – të kërkesave për azil me shkallë të ulët pranimi, rreth 3-4 përqind dhe në rast të rënies së bashkëpunimit për riatdhesimin e shtetasve që përjashtohen nga BE-ja, si rezultat i qëndrimit të parregullt.

Gjithashtu, mekanizmi i pezullimit të vizave do të aktivizohej edhe në rast të rrezikut të shtuar për sigurinë e shteteve anëtare të BE-së, veçanërisht për vepra penale të rënda dhe në rast regresi sa i përket përmbushjes së standardeve për liberalizimin e vizave nga vendet e treta që kanë kaluar në një proces të dialogut për liberalizimin e vizave.

Për të pezulluar vendimin për liberalizimin e vizave duhet të merret një vendim tjetër nga Këshilli i BE-së – organi ekzekutiv. Kjo mund të bëhet me kërkesë nga Komisioni Evropian ose nga njëri prej 27 shteteve anëtare. Pastaj, vendet anëtare të Këshillit të BE-së mund të votojnë për pezullimin e mundshëm, por jo në mënyrë të njëanshme.

Nëse merren për bazë rregullat ekzistuese për pezullimin e vizave, pra që shtetet anëtare të njoftojnë Komisionin Evropian në një periudhë dy mujore dhe faktit që aktualisht është muaji tetor e liberalizimi i viziave është caktuar të hyjë në fuqi më 1 janar, atëhërë pezullimi i të drejtës së fituar të kosovarëve për lëvizjen e lirë ka shumë pak gjasa të ndodhë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate