2/13/2026 5:52:30 PM

“Vuçiç po kopjon Putin”, Kurti: Serbia shpenzon më shumë për armatim, se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

Duhet të lexoni

“Serbia shpenzon për armatim më shumë se të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, të marra së bashku”- kështu është shprehur në një intervistë për median “Vecernji List” në Zagreb, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë kosovare ka akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç se dëshiron ta bëjë Kosovën një “shtet jofunksional”. Madje, ai ka thënë se Serbia në Ballkanin Perëndimor po sillet si Federata Ruse dhe se po e bën “Republikën Srpska në BeH si Bjellorusinë” dhe “Malin e Zi si Ukrainën”.

I pyetur se pse mendon se Vuçiç dëshiron të provokojë një konflikt ndërkombëtar dhe nëse e sheh atë si faktor për destabilizimin e Ballkanit, Kurti tha se Kosova nuk është problem, se Kosova ka një problem dhe se problemi i Kosovës është Serbia.

“Në Serbi nuk ka pluralizëm, ka një parti. Ajo parti është edhe shteti. Ai shtet është edhe kisha. Ajo kishë është edhe partia. Atje nuk ka pluralizëm, por pretendojnë demokraci me zgjedhje. Së fundmi Serbia ka rritur shumë shpenzimet ushtarake. Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut së bashku nuk shpenzojnë aq sa Serbia e vetme. Nuk e bën për shkak të Hungarisë dhe Rumanisë dhe ky militarizimi i Serbisë është shumë shqetësues për ne”, citohet të ketë thënë Kurti.

Po ashtu, kryeministri i Kosovës deklaroi se ka vullnet dhe interes për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për Kosovën, por kjo varet nga gatishmëria e Serbisë. I pyetur nëse do të pajtohej me shkëmbimin e territoreve, Kurti është përgjigjur negativisht dhe ka thënë se dëshiron që dialogu të zhvillohet për të drejtat dhe nevojat e qytetarëve dhe jo për shkëmbim territoresh.

“Është në natyrën e autokratëve të mendojnë se mund të shkëmbejnë territore sikur të ishin pronë e tyre. Nuk jemi në mesjetë, me monarkë që i konsiderojnë territoret e shtetit si vendin e babait apo monarkut, dhe populli si familje e atij që sundon… Unë mendoj se as serbët nuk e duan një gjë të tillë, atë e dëshiron vetëm presidenti i Serbisë. Tash, derisa unë jam në pushtet, ai nuk përmend shkëmbimin e territoreve, por ai dëshiron ‘boshnjakëzimin’ e Kosovës në formën e një entiteti autonom serb brenda republikës sonë, për të na bërë shtet jofunksional dhe nuk e bëri. Dhe kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë ndër tjerash Kurti.

Sa i përket iniciativës “Open Balkan”, ai deklaroi se duhet të jemi të hapur ndaj Bashkimit Evropian, jo ndaj Federatës Ruse dhe Kinës.

“Si mund të hapet Ballkani kur Serbia mbyllet për Kosovën. Nuk na pranon pasaportën, dokumentet e identifikimit, diplomat, certifikatat apo vulat e Kosovës, Ballkanin mund ta kemi të hapur pasi Serbia të hapet me Kosovën. ‘Ballkani i Hapur’ është më shumë si “Ballkani i Hapur” ndaj ndikimeve nga lindja, veçanërisht nga ato ruse. Federata dhe Kina, si dhe të hapura ndaj korrupsionit, kriminelëve të luftës, në kundërshtim me vlerat evropiane të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Ne duhet të jemi të hapur ndaj Bashkimit Evropian, jo të hapur ndaj Federatës Ruse dhe Kinës”, deklaroi Kurti.

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate