12/27/2025 11:52:00 PM

Çfarë është Procesi i Berlinit dhe çfarë përfitojnë shqiptarët?

Duhet të lexoni

Bashkimi Europian do të prezantojë nesër një Plan të Ri, i cili ka si synim të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëdimor të ecin më shpejtë në drejtim të BE 

TIRANË – Po bëhen 10 vjet që kur më 28 gusht 2014, Kancelarja e atëhershme gjermane Angela Merkel shpalli të famshmin Procesi i Berlinit.

Ai nisi si përpjekje që të përgatitet terreni për futjen në bllok të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Në këtë Proces pretendohet të marrin pjesë gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor (Bosnja – Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria.

Po ashtu në këtë proces marrin pjesë BE dhe 10 vende anëtare të Unionit, të gjitha nën drejtimin e Gjermanisë.

Atëherë, deklarata finale përshkruante: "Të bëjmë progres shtesë real në procesin e reformës, në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dypalëshe dhe të brendshme dhe në arritjen e pajtimit brenda dhe midis shoqërive në rajon, të rrisim bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe të hedhim bazat për një rritje të qëndrueshme”.

Pasi po bëhet një dekadë, lind pyetja: Çfarë është bërë për qytetarët, çfarë kanë përfituar ata?

E vërteta është se fare pak ka ndikim deri tani.

Një ndër arritjet konsiderohet marrëveshje për lëvizjen e njerëzve e cila u trumbetua shumë si sukses.

Bëhet fjalë për hyrje-dalje në kufijtë e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor pa nevojën e pasaportës ndërkombëtare, duke mjaftuar karta lokale e identitetit.

Por në të vërtetë, ky proces ka vite që ka ndodhur, shumë më parë Procesit të Berlinit: Shqiptarët lëvizin kështu me Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Pas marrëveshjes u shtua edhe Serbia.

Një tjetër marrëveshje që konsiderohet arritje është ajo për roaming. U trumbetua shumë si sukses, por e vërteta është se pak gjëra kanë ndryshuar: Interneti në rajon jepet nga kompanitë celulare me pikatore, ndërsa ende nuk bëhet fjalë të zerohen tarifat me vendet e BE.

Tani po bëhen përpjekje të reja: zyrtarisht thuhet se Procesi i Berlinit ka katër objektiva të deklaruara që në fillim të këtij procesi dhe që mbeten të pandryshuara:

zgjidhja e problemeve të brendshme, të hapura dypalëshe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, pajtimi mes shoqërive në rajon, përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe së fundi krijimi i një baze për rritjen e qëndrueshme të rajonit.

Orët e fundit duket se ka një lajm të mirë: Bashkimi Europian do të prezantojë nesër një Plan të Ri, i cili ka si synim të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëdimor të ecin më shpejtë në drejtim të Bashkimit Europian./noa.al

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate