Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.
Albin Kurti u prit nga kryeministri Edi Rama në ceremoninë zyrtare para godinës së qeverisë, ndërsa shtrënguan duart me njër-tjetrin në tapetin e kuq.
Më pas, kreu i qeverisë së Kosovës iu drejtua Kryeministrisë së Shqipërisë.