12/26/2025 12:15:31 AM

Sallata krokante me qiqra; sallata që s’e ke ditë që t’duhet n’jetë

Duhet të lexoni

Kushdo që punon e që i bjen shpesh me dreku jasht e din sa shpejtë harxhohen idetë edhe mundësitë për me porositë diçka t’shijshme, jo fort t’shtrejtë e që nuk t’bahet bajat. Biles, me çmimet n’rritje e sipër, çdo herë e ma shumë po lindë nevoja me u ushqy, por pa harxhu shumë. E mira e t’mirës kish me qenë me marrë ushqimin me vehte prej shtëpisë. Megjithatë, jo çdoherë kemi kohë a mundesi me përgatitë sot për nesër. Me e thanë shkurt e shqip: diijmë me u dembelavë nga pak.

E shpejtë, e lehtë dhe jo fort e kushtushme asht receta për sallatën krokante me qiqra; sallatë kjo të cilën mundesh me e përgatitë edhe nëse nuk je naj farë kuzhinieri/e dhe me e konsumu aty për aty, ose me e ba gati për pauzat e nesërme. Mjafton me i ndjekë disa udhëzime t’thjeshta.

PËRBËRËSIT PËR SALLATË (servimi për 2):

300 gr qiqra t’konservume (t’kullume)

70-80 gr spinaq i njomë

1 kastravec (i prerë n’kubëza)

1 karrotë (e prerë n’kubëza)

1 spec i kuq (i prerë n’kubëza)

4 lugë gjelle fara kungulli

4 lugë gjelle fara luledielli

PËRBËRËSIT PËR DRESSING:

1/2 gotë lang portokalli

3 lugë gjelle tahini

¼ gotë jogurt grek

¼ lugë çaji kripë

¼ lugë çaji biber i zi

HAPI 1:

SALLATË KROKANTE ME QIQRA – HAPI 1, FOTO: SIMPLEGREENSMOOTHIES.COM

Shto t’gjithë përbërësit e dressing-ut n’nji tegëll xhami, mbylle tegllën e shkunde masën mirë deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme me konsistencë sosi/dressing-u.

HAPI 2:

SALLATË KROKANTE ME QIQRA – HAPI 2, FOTO: SIMPLEGREENSMOOTHIES.COM

N’nji enë t’thellë shto qiqrat, spinaqin, kastravecat, specat dhe karrotat e prera n’kubëza dhe përziji mirë. Shto përzirjen n’pjatat e dëshirume e sipër miksit shto n’secilën pjattë 2 lugë gjelle fara kungulli dhe 2 lugë gjelle fara luledielli, ndërsa dressing shtoji sallatave aq sa don, ne ta rekomandojmC me i shtu 3 lugë gjelle për servim. Servo!

REZULTATI:

SALLATË KROKANTE ME QIQRA, FOTO: SIMPLEGREENSMOOTHIES.COM

Servoje sallatën si pjatë kryesore, si paragjellë apo pjatë shoqnuese. Poashtu, mundesh me përgatitë sasi pak ma shumë e pastaj me e rujtë pjesën e mbetun n’frigorifer, pa i shtu dressing-un. Kësisoji sallata qëndron e freskët për 2-3 ditë, biles mundesh me e marrë me vehte n’punë për pauzë – krejt çka t’mbetet me shtu para konsumit asht dressing-u, t’cilin n’nji enë/tegëll t’vogël poashtu mundesh me e marrë me vehte.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate