12/23/2025 11:23:52 PM

Pozita dhe opozita me mendime të ndryshme për vazhdimin e dialogut

Duhet të lexoni

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të këmbëngul se pa u vënë sanksione ndaj Serbisë për sulmin terrorist në veri nuk mund të vazhdojë dialogu. Sipas partisë në pushtet është e pamundur të rikthehen në dialog dhe të shtiren sikurse nuk ka ndodhur asgjë me 24 shtator.

Andaj nënvizojnë se para çfarëdo iniciative për rikthim të dialogut fillimisht duhet të dënohet Serbia për aktin e agresionit në Kosovë. Mirëpo, partitë opozitare në vend kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të jetë më e kujdesshme pasi dialogu me Serbinë nuk ka alternativë, andaj nuk guxohet të ketë barrikada të tilla.

Deputetja e LVV-së, njëherësh kryetare e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, thotë për KosovaPress se në rrethanat e aktuale për Kosovën më të rëndësishme janë siguria dhe sanksionimi i Serbisë, se sa dialogu.

“Definitivisht jo. Nuk ka kuptim të dialogohet derisa nuk e ke të sanskionuar një shtet që ka organizuar një sulm terrorist brenda territorit të Republikës së Kosovës. Është e pamundur të dialogohet me një shtet që bënë plane të tilla terroriste me shtetin me të cilin synon të arrijë një marrëveshje normalizimi. Është e pamundur që të rikthehemi në dialog tani sikur thjeshtë nuk ka ndodhur asgjë me datën 24 shtator. Ajo çka ka ndodhur me 24 shtator është e paevitueshme dhe pashmangshme dhe nuk mund të sillemi sikur s’ndodhi asgjë dhe të qëndrojmë komplet indiferent ndaj asaj se çka ndodhi më 24 shtator”, thotë ajo.

Mirëpo, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, thotë se Kosova nuk guxon të barrikadohet kundër dialogut pasi s’ka zgjidhje të tjera.

Kosova dhe institucionet e shtetit nuk guxojnë të dalin me konstatime të tilla se përjashtojnë dialogun. Ne duhet të kemi platformën, strategjinë, kërkesat dhe objektivat tona. Nëse hedhim poshtë dialogun duhet të japim sqarim opinionit të gjerë se çka po ndodh me të gjitha ato që janë arritur deri sot, cilat janë perspektivat dhe cila është strategjia për të ardhmen. Kur mungon dialogu mbetet pjesa tjetër, vijat e frontit dhe konsideroj se nuk guxojmë të barrikdaohemi në situata të tilla”, thekson Shala.

Në lidhje me dialogun është paralajmëruar se gjatë muajit tetor do të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, së bashku me përfaqësuesin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Për të konfirmuar një gjë të tillë KosovaPress ka pyetur në zëdhënësin e BE-së, Peter Stano, mirëpo i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 14 shtator kanë pasur takimin e fundit në kuadër të dialogut në Bruksel, por që përfundoi pa asnjë rezultat.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate