Disa prej aktorëve të “Në kuadër të dashurisë” ishin mbrëmë të ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel, ku zbuluan se do të ketë një dokumentar me prapaskenat e filmit.
Gjatë bisedës në studio, ata treguan se po përgatitet një dokumentar me momente shumë pikante nga sheshxhirimi i komedisë romantike.
Ndërkohë, Luan Jaha foli për disa momente gjatë xhirimeve, sikurse ishte skena nudo në dush, bashkë me aktorin e njohur, Ylber Bardhi, i cili në film ishte djali i tij.
Gjithashtu në film, Luani është edhe babai i protagonistit kryesor, Luiz Ejlli.
Ndërkohë binjakët Donald dhe Romeo Veshaj e pyetën aktorin nëse ishin vërtetë pa rroba në tualet.
“Po, normal. Nuk ka si të bëhet ndryshe. Unë nuk di si bëhet ndryshe”, u përgjigj Jaha.