12/21/2025 4:14:01 PM

Shpenzoi 5 mijë dollarë duke u martuar me veten, 39-vjeçarja: Kolegët mendojnë se jam e çmendur, por kurrë nuk jam

Duhet të lexoni

Një grua e divorucar është quajtur “e vetmuar” dhe “e çmendur” nga kolegët e saj, pasi shpenzoi 5000 dollarë në dasmën me veten. Ajo nuk kishte asnjë të ftuar dhe ceremonia u mbajt në Meksikë.

“Daily Mail” shkruan se është fjala për 39-vjeçaren, Andria Johnson, e cila i propozoi vetes së saj në ditën e Shën Valentinit. Pasi shijoi disa muaj e fejuar me veten, ajo mori hapin e rëndësishëm.

Më pas ajo ka udhëtuar nga shtëpia e saj në Hanover për në Tulum, Meksikë. Aty u martua me veten në një ceremoni ‘solo’, ku përshinte leximin e betimeve për veten dhe vendosja e një unaze 37 dollarë në gisht, në prani të një zyrtari lokal.

Dasma kësaj radhe ishte ndryshe nga ajo e para, e cila u mbajt në vitin 2015 kur ajo ishte 31 vjeçe dhe ish-partneri 45 vjeç. Ceremonia në atë kohë u mbajt në Las Vegas.

Duke u rritur me prindër që janë të martuar prej 42 vitesh, Andria ëndërronte për një martesë të gjatë me bashkëshortin e saj. Por nga viti 2018, ajo e pa veten të divorcuar.

Teksa familja dhe miqtë e kanë mbështetur për vendimin për t’u martuar me veten, kolegët e saj janë habitur dhe e kanë komentuar mjaft keq.

“Doja të celebroja lidhjen time të re me veten duke bërë atë që duhej të bëja disa vite më parë. Në dasmën time të parë bëra gabim që gjithë dashurinë ia dedikova pa asnjë kusht dikujt tjetër.

Kishte shumë komente nga ana e kolegëve të mi, të cilët mendojnë se jam e çmendur, e vetmuar, që vdes për vëmendje dhe shumë gjëra të tjera. Madje disa punonjës, në mënyrë anonime, më kanë raportuar te shefi dhe kanë kërkuar një investigim për shëndetin tim mendor. Por unë kurrë nuk jam ndjerë kaq bukur”, ka treguar 39-vjeçarja.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate