Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën e Hysni Gucatit për lirim të parakohshëm nga burgu në Hagë, shkruan Gazeta Metro.
Burimet e Gazetës Metro brenda familjes Gucati, kanë bërë të ditur se familjari i tij Hysni Gucati do të lirohet përfundimisht nga gjykata dhe se do të vij në Kosovë të mërkurën.
“Po i vërtet është lajmi. Familjari jonë do të vij të mërkurën në shtëpi. Do të lirohet përfundimisht nga Gjykata Speciale”, ka thënë ky burim.
Gazeta Metro ka pyetur edhe Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, për lirimin e Gucatit dhe mos lirimin e nënkryetari të kësaj organizatë, Nasim Haradinaj.
Ai ka deklaruar se dje e ka marr vesh nga avokatët e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.
“Qysh dje me kane treguar avokatet për lirimin e ish-kryetari të OVL-UÇK’së, Hysni Gucati, vendim është marr dje për lirimin e përhershëm të tij. Ndërsa avokatët e Nasim Haradinajt do të bëjnë edhe një rishqyrtim të vendimit pas dy majve, e për vendimet e tjera të Gjykatës Speciale nuk mund të flas më shumë”, ka thënë Klinaku./gazetametro,net