6/16/2025 11:11:32 AM

“Trupi dhemb nga pesha e mëkateve të burrave”/ Aktorja e famshme nxjerr në treg librin me poezi

Duhet të lexoni

Aktoren e famshme, Megan Fox, do ta shohim shumë shpejt në rolin e një poeteje.

Përmbledhja me poezi e aktores “Jennifer’s Body” e titulluar “Pretty Boys are Poisonous”, pritet të dalë në treg në nëntor. Gallery Books, një divizion i Simon & Schuster, është shtëpia botuese që ka marrë përsipër kurimin e librit me poezi të Fox.

Sipas përmbledhjes zyrtare, Fox “u tregon fansave anën e saj “të shthurur” përmes një koleksioni poezish zemërthyese dhe të errëta. Gjatë rrjedhës së më shumë se 80 poezive, Fox kronizon të gjitha mënyrat se si ne përshtatemi në formën e atyre që duam, edhe nëse kjo do të thotë të humbasim veten gjatë këtij procesi.”

Në një deklaratë, Fox tha: “Këto poezi u shkruan në një përpjekje për të hequr sëmundjen që kishte zënë rrënjë tek unë për shkak të heshtjes sime. Kam kaluar gjithë jetën time duke ruajtur sekretet e njerëzve, trupi im dhemb nga bartja e peshës së mëkateve të tyre.

Liria ime jeton në këto faqe dhe shpresoj që fjalët e mia mund të frymëzojnë të tjerët që të marrin lumturinë dhe identitetin e tyre duke përdorur zërin e tyre për të ndriçuar atë që është varrosur, por jo e harruar, në errësirë”.

Në të kaluarën, Fox ka qenë në të paktën dy marrëdhënie shumë publike. Ajo ishte e martuar për yllin e “Beverly Hills, 90210”, Brian Austin Green nga viti 2010 deri në 2021, dhe dyshja kanë tre djem.

Kohët e fundit, Fox ka qenë në një marrëdhënie me këngëtarin Machine Gun Kelly, të cilën ata e bënë publike në vitin 2020.

Libri me poezi do të botohet njëkohësisht si një libër audio nga Simon & Schuster Audio, lexuar nga Fox.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate