6/14/2025 8:54:16 AM

Bastisjet në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë, Kossev shkruan se Policia ky hyrë edhe në Spitalin e Mitrovicës

Duhet të lexoni

Në kuadër të kontrollit të pesë lokacioneve në tri komuna që me urdhër të gjykatës kompetente po kontrollohen nga Policia e Kosovës në praninë e prokurorit të rastit dhe EULEX-it, është bastisur edhe Qendra spitalore në Mitrovicën e Veriut. Bastisje pati edhe në restorantin e gruas së Milan Radojiciqit, njeriut kryesor që dyshohet se ka udhëhequr grupin terrorist që sulmuan të dielën policinë e Kosovës.

Për bastisjen në spital ka raportuar portali serb “kosovooline”.

Drejtori i kësaj qendre klinike Zllatan Ellek e quan këtë aksion të policisë “një ndërhyrje të dhunshme të njësive speciale të Policisë së Kosovës”.

Ellek thotë se forcat speciale të Policisë së Kosovës janë ende në spital dhe po bëjnë bastisje, gjë që “po shkakton ankth te punonjësit por edhe te pacientët”.

“Janë duke kontrolluar lavanderinë dhe disa zyra në hyrje të spitalit, pa dijeninë e administratës së spitalit dhe menaxhmentit të spitalit, unë si drejtor kam vendosur kontakte me ta, na thanë se kanë një urdhër kontrolli nga Gjykata. Janë ende në rrethin e spitalit, ka një “shqetësim të madh” te pacientët dhe punonjësit”, ka thënë Ellek.

Policia e Kosovës ka njoftuar në Facebook se është duke zbatuar urdhrin e gjykatës kompetente për kontrolle në pesë lokacione në tri komuna në veri të Kosovës.

“Sot, me datën 29.09.2023 Policia e Kosovës është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës. Këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë.

Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së). Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim.

Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR.”, kanë shkruar nga Policia e Kosovës.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate