4/29/2025 4:41:44 PM

Pesë arsyet pse duhet ta blini modelin iPhone 15 Pro Max

Duhet të lexoni

Telefonat e linjës iPhone 15 kanë filluar të shiten në të gjithë botën që kur u prezantuan më 12 shtator në eventin e quajtur “Wonderlust” nga Apple.

Bashkë me prezantimin e tyre kanë ardhur edhe veçori të reja sidomos në modelet Pro të iPhone-it, transmeton Telegrafi.

Prej katër modeleve që Apple ka prezantuar, 15 Pro Max ka veçoritë më të mira dhe është pajisja që duhet ta blini nëse doni kapacitete më shumë. Këtu janë pesë arsyet pse duhet ta blini këtë model.

Porti USB-C, të gjitha modelet e iPhone 15, përfshirë edhe modelin 15 Pro Max janë të pajisura me portin USB-C. Tani me të njëjtën kabllo mund të mbushni iPhone-in tuaj, iPad-in dhe Mac-in tuaj.

Phone mund të përdoret gjithashtu për të karikuar pajisje sikurse AirPods dhe Apple Watch dhe në modelet  Pro dhe Pro Max mund të transferoni përmbajtje deri në 10 Gb/s me një kabllo të përshtatshme.

Butoni i Veprimit (Action Button) – Action Button zëvendëson butonin “mute” në modelet Pro. Mund të përdoret për të bërë të shumë gjëra si aktivizimi i një modaliteti Focus, ndezja e kamerës, ndezja e blicit dhe shumë gjëra të tjera.

Çipi A17 Pro – çipi A17 Pro ofron mundësinë e lojërave me konsolë. Ju do të jeni në gjendje të luani lojëra si Resident Evil 4 dhe Death Stranding.

Korniza me titan – iPhone 15 Pro dhe Pro Max janë ndërtuar me shasi titani material më i lehtë se shasia prej çeliku inox, kështu që edhe pse këta iPhone kanë të njëjtën madhësi me iPhone-ët e vitit të kaluar, do të jenë më të lehtë për nga pesha.

Si bonus, Apple ndryshoi dizajnin për t’i bërë ato më të riparueshme, kështu që është pak më lirë nëse thyeni xhamin e pasmë. Ndryshime të tjera të dizajnit përfshijnë skajet kornizat më të holla të ekranit.

Lente telefoto 5x – një veçori tjetër shumë e rëndësishme në këtë model është kamera me lentet telefoto 5x.

Zmadhimi optik 5x u bë i mundur me teknologjinë e re tetraprism të Apple, në mënyrë që të mund të zmadhoni më shumë se kurrë më parë./Katror.info

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate