Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka thënë se puna e Asociacionit është kthy në një nyje të vërtetë gordiane, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një postimi në Facebook, Latifi, ka shkruar se Perëndimi po e kërkon me ngulm të patundur zbatimin e tij, por nuk po ia del dot ta bindë Kurtin për këtë dhe se presioni në formën e masave ndëshkuese duket se nuk po kryen punë.
“Perëndimi po e kërkon me ngulm të patundur zbatimin e tij, por nuk po ia del dot ta bindë Kurtin për këtë. Presioni në formën e masave ndëshkuese duket se nuk po kryen punë. Me gjasë as shkuarja në zgjedhje të reja nuk po shihet si zgjidhje fatlume. Partitë opozitare nuk kanë dhënë premtime bindëse se do ta implementojnë Asociacionin. Sikurse ato, edhe Kurti po sillet i ndikuar nga frika se ky implementim do të regjistrohet në analet e historisë si tradhti kombëtare”, ka shkruar ai në Facebook.
“A ka rrugëdalje nga ky ngërç, i cili nëse vazhdon gjatë mund të na shkaktojë dëme të pariparueshme si shtet?, ka shkruat Latifi në Facebook.
Ky është postimi i tij i plotë: