Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal BashaIntervistë me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal BashaKosova përfaqësohet dinjitetshëm karshi Serbisë, ku Kosova është temë e jo palë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha, në një intervistë për “Bota sot” ka folur mbi zhvillimet aktuale në Kosovë.
Në një intervistë për gazetën “Bota sot” ai e vlerëson si të mirë gjendjen ekonomike në vendin tonë.
Sipas tij, të gjitha të arriturat janë sukses i një qeverie të dinjitetshme, e cila prin për zhvillimin e demokracisë.
Derisa për punën e Kurtit sa i përket raporteve me Serbinë, ai thotë se është hera e parë që Kosova është temë e jo palë dhe po përfaqësohet dinjitetshëm.
Deputeti Basha thotë se opozita nuk e ka problem me qeverinë, por i ka dy probleme tjera, që janë rezultatet në sondazhet dhe fakti që qeveria Kurti e ka ndalur zhvatjen, tenderët, terminalet, homologimet.